Arkiv-Lajme të përditësuara
Marrëveshja, prefiksi telefonik i Kosovës, + 383
Serbia ka pranuar marrëveshjen me Kosovën për çështjen e tele-komunikacionit.
Sot ishte dita e fundit kur Serbia duhej t’i kthente përgjigje Bashkimit Evropian nëse do ta pranonte marrëveshjen apo jo.
Pika më e diskutueshme ka qenë Kodi telefonik ndërkombëtar i Kosovës.
Sipas burimeve të Koha Visionit, Kosova do ta ketë kodin +383 dhe nuk do të aplikojë vetë, por permes Austrisë apo Suedisë.
Barna kineze të rrezikshme do të hynin në Shqipëri
GREQI - Policia greke ka bërë të mundur të zbulojë një depo të madhe me barna mjekësore të futura në Greqi në mënyrë të jashtëligjshme. Për barnat mjekësore, të cilat ruheshin në kushte krejtësisht të papërshtatshme, në një depo me ushqime, këpucë e veshmbathje ndërmjet të tjerash, nuk kishte dokumentet e domosdoshme të shoqërimit, prodhimit e importimit të tyre.
Më hollësisht janë sekuestruar 32.871 tableta të ndryshme dhe 18 shishe me vajra, me madhësi të vogël, të cilat shërbenin për prodhim ilaçesh të ndryshme mjekësore.
Rama: Ndërtimet abuzive në bregdet, kancer agresiv në veprim! Duhet operacion i gjerë
Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, e ka rikthyer edhe një herë vëmendjen nga ndërtimet pa leje në vijën bregdetare, të cilat i ka cilësuar si kancer agresiv i cili po vepron duke e rrënuar bregdetin.
Në një mesazh të postuar ditën e sotme në rrjetin social “Twitter” Rama shpreh se për t’i dhënë fund rrënimit të bregdetit duhet një operacion i gjerë dhe i thellë me në krye policinë e shtetit.
Mazhoranca e frikshme, në sallën e Kuvendit do jenë 103 përfaqësues të së majtës
Mazhoranca e majtë në sallën e Kuvendit do të jetë vërtet e frikshme sa i takon raporteve numerike.
Sipas rezultatet zyrtar të zgjedhjeve të 23 qershorit, koalicioni qeverisës rezultoi të ketë fituar 83 mandate deputetësh ndërsa koalicioni i opozitës së djathtë do të ketë 57 deputetë.
Megjithatë, këto pritet të jenë vetëm ekuilibrat në procesin e votimit pasi në sallën e Kuvendit situata do të jetë edhe më e përkeqësuar për opozitën e në favor të mazhorancës.
Bregdeti, Rama: Emergjencë kombëtare
Kryeministri i ardhshëm Edi Rama e cilësoi si emergjencë kombëtare situatën e ndërtimeve pa leje në bregdet.
Burgimet e padrejta, 17.9 milionë lekë dëm shtetit
Gjykata: Një ditë burg sipas rrethanave vlerësohet me 1-3 mijë lekë. Tiranë, 22 persona u dëmshpërblyen në shtatë muaj.
Masakra ekologjike, si po pritet Gjomolla për qymyr
Kudhësi është një nga fshatrat e krahinës së Himarës me një shtrirje në jug-perëndim të saj dhe vetë 6 kilometra larg detit Jon. Është nga ata fshatrat tipikë të Bregut, ku pavarësisht përpjekjeve gjatë kohës së kooperativës për të kultivuar nga drithërat e gjer të agrumet, ekonomia e banorëve të fshatit mbeti e varur te ulliri dhe dhentë, situatë e cila vazhdon edhe sot. Për të hyrë në fshat na u desh të ndiqnim një kthesë në të majtë të rrugës nacionale në Qeparo, ndërsa e gjithë rruga për në qendër të Kudhësit rrethohet në të dy krahët me ullinj dhe tek-tuk ndonjë dardhë.
Turqia, aleati me 9% investime në Shqipëri, por me rritje progresive të tyre
Përfshirja e Turqisë në rrethin e afërt të partneritetit të Shqipërisë nga qeveria e re socialiste që pritet të marrë pushtetin në shtator nuk është e rastësishme. Renditja e saj në një nivel partneriteti me Italinë dhe Greqinë është bërë jo vetëm për faktin që ky vend është konsideruar prej dekadash mik i shqiptarëve, por për arsye të rëndësishme ekonomike. Turqia është një vend, i cili në ndryshim nga një pjesë e mirë e vendeve të Eurozonës, jo vetëm nuk pësoi recesion ekonomik, por ka arritur të shënojë rritje të konsiderueshme ekonomike.
Topalli: Po SHBA a futet në trekëndëshin e piktorit?!
Kryetarja në largim e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka komentuar vizitat e Edi Ramës në Itali, Greqi dhe Turqi. Sipas saj, Rama ka lënë jashtë këtij trekëndëshi aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
ZGJIDHJA PËR GAZIVODËN DHE TREPÇËN, SIPAS LIGJEVE NDËRKOMBËTARE
Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri i ka hedhur poshtë mundësitë që të diskutohet me Serbinë në Bruksel çështja e Liqenit të Gazivodës dhe e Kombinatit Trepça.
Ajo ka thënë se me shtetin fqinj mund të bisedohet për këto dy asete të Kosovës, vetëm pasi Serbia të njeh shtetin kosovar.
"Çështje e Gazivodës - Ujëmanit ose e Trepçës - ato janë çështje në kuadër të sovranitetit të Kosovës. Për ato nuk do të mund të flitet në Bruksel", ka thënë Tahiri, për Express, të mërkurën.
