Marrëveshja, prefiksi telefonik i Kosovës, + 383

Postuar në 08 Gusht, 2013 08:58

Serbia ka pranuar marrëveshjen me Kosovën për çështjen e tele-komunikacionit.
Sot ishte dita e fundit kur Serbia duhej t’i kthente përgjigje Bashkimit Evropian nëse do ta pranonte marrëveshjen apo jo.
Pika më e diskutueshme ka qenë Kodi telefonik ndërkombëtar i Kosovës.
Sipas burimeve të Koha Visionit, Kosova do ta ketë kodin +383 dhe nuk do të aplikojë vetë, por permes Austrisë apo Suedisë.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherësh udhëheqëse e delegacionit kosovar në këto bisedime, ka thënë dje se draftmarrëveshja e fundit e propozuar nga BE-ja ishte e pranueshme për Kosovën, por ishte Serbia ajo që pati mospajtime.
Takimi i radhës mes kryeministrave Thaçi e Daçiq varej kryesisht nga rezultatet e këtyre negociatave për telekomunikacionin

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.