Bregdeti, Rama: Emergjencë kombëtare

Postuar në 08 Gusht, 2013 08:49

Kryeministri i ardhshëm Edi Rama e cilësoi si emergjencë kombëtare situatën e ndërtimeve pa leje në bregdet.

Në komentet e lëshuara në rrjetet sociale, Rama i quan ndërtimet në bregdet si kancer agresiv në veprim. Kreu i qeverisë së ardhshme paralajmëron se duhet një operacion i gjërë dhe i thellë, deri në vendosjen e sundimit të ligjit mbi territorin.
“Ndërtimet abuzive në bregdet, një kancer agresiv në veprim. Duhet një operacion i gjërë e i thellë. Policia e Shtetit në krye. Stop rrënimit! Operacioni do jetë gati në shtator e s'do të ndalet deri në vendosjen e sundimit të ligjit mbi territorin.Jemi në emergjencë kombëtare”, shkruan Rama.
Rama kërkon ndihmën e qytetarëve që të denoncojnë cdo ndërtim abuziv pa leje pranë zonave ku ata vetë banojnë.

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.