Arkiv-Lajme të përditësuara

Rritja e pagave ndryshon masën e kontributeve, ja pagesat minimale

Postuar në 07 Gusht, 2013 10:12

Rritja e pagës minimale dhe pagave në tërësi ka ndikuar edhe në rritjen e pagesave minimale të sigurimeve. Ja tarifat e reja për të gjitha kategoritë e të punësuarve

Për shkak se pagat gjatë muajit korrik janë rritur edhe për kufijtë ekstremë, pagë minimale dhe pagë maksimale, është rritur edhe masa e kontributeve të sigurimeve shoqërore që të punësuarit dhe vetëpunësuarit do të paguajnë çdo muaj. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se shuma minimale mujore e kontributeve për të gjitha degët e sigurimit, për periudhën 1 gusht e në vijim është 5308 lekë.

Parlamenti i ri mblidhet më 9 shtator, Nishani dekreton nisjen e legjislaturës XIX

Postuar në 07 Gusht, 2013 10:06

Parlamenti i ri do të mblidhet më 9 shtator. Një ditë pas zyrtarizmit të rezultatit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar dhe datën e mbledhjes së Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.
“Në mbështetje të nenit 67, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi mbledhjen e Legjislaturës së XIX të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ditën e hënë, datë 9 shtator 2013, ora 18:00“, shkruhet në dekretin e kreut të shtetit.

Statusin kandidat e rrezikon çështja e strehimit të romëve. OSBE: Këtu sundon ligji apo betoni?

Postuar në 07 Gusht, 2013 10:05

Kur ishte menduar se në dhjetor shanset për të marrë statusin e vendit kandidat janë të mëdha, lind një tjetër problem, që mund të bëhet pengesë serioze.

Bëhet fjalë për dëbimin e romëve nga banesat e tyre.

Çështja e trajtimit të romëve është mjaft e ndjeshme për Bashkimin Europian dhe një gjë të tillë e theksoi edhe ambasadori i OSBE në Shqipëri, Robert Wilton.

Duke folur pas një takimi me Avokatin e Popullit dhe përfaqësues të Komisionit Europian, Wilton tha se kjo çështje rrezikon statusin e kandidatit.

“Kapitull i ri për diplomacinë”

Postuar në 07 Gusht, 2013 10:02

Në një intervistë për “Top-Channel”, kryeministri i zgjedhur Edi Rama jep detaje të tjera që lidhen me vizitat në Itali, Turqi dhe Greqi.

Sipas Ramës, qëllimi primar i këtyre vizitave është nisja e një kapitulli të ri për diplomacinë shqiptare si dhe fuqizimi marrëdhënieve me këto tre shtete të cilat ai i quan partner strategjikë.

“Ne jemi të gatshëm qe të ngremë në një nivel të panjohur marrëdhëniet me Turqinë që e konsiderojmë një partner strategjik”, thekson Rama.

Berisha: Ligji për TVSH, shkallë të lartë ekspertize. Kundër programit të PS për Universitetet

Postuar në 07 Gusht, 2013 05:49

TIRANE- Projektvendimi per TVSH dhe kuotat e pranimit ne universitete kane qene ne qender te fjales se kryeministri Sali Berisha gjate mbledhjes se sotme te qeverise.
Berisha ka vleresuar ligjin per TVSH-ne, duke theksuar se ai shenon nje permiresim te ndjeshem ne te gjitha aspektet dhe se eshte përgatitur nga specialistët më të mirë të fushës dhe ka shkallën më të lartë të ekspertizës.

Alarm, qeveria në ikje po e lë vendin pa ilaçe

Postuar në 07 Gusht, 2013 05:45

Vendi ynë rrezikon të mbetet pa ilaçe për faj të qeverisë në ikje. Alarmi ka ardhur nga kreu i Urdhrit të Farmacistit, Arjan Jaupllari.

Në një njoftim për shtyp, Jaupllari thekson se qeveria në ikje bëri shumë prapësira sa i përket sistemit farmaceutik dhe se rrezikon të lerë shqiptarët pa barna.

Sipas Jaupllaritm Ministria e Financave në shkresën dërguar QKKB-së, e cila urdhërohet të mos japë më pulla për importimin e barnave, sepse prodhimi dhe emetimi i tyre do të bëhen nga një kompani konçensionare.

Basha: S’jemi Partia Komuniste e Kubës, diversiteti i mendimeve, vlerë për PD

Postuar në 07 Gusht, 2013 05:43

Shefi i ri i PD flet për herë të parë pas zgjedhjeve në revistën MAPO. “Nuk ka garë pa kontestime. Komentet pas procesit janë pjesë e debatit të brendshëm. Sali Berisha, shkollë politike për brezin tim në PD”

Braçe: Berisha të ndalë zhvatjen e naftës

Postuar në 07 Gusht, 2013 05:40

Deputeti socialist, Erjon Braçe paralajmëroi atë që ai e quajti “dorovitje të aseteve 1 miliard dollarëshe që qeveria do të shiste 1 muaj më parë”.
Nëpërmjet profilit të tij në Facebook, Braçe thotë se bëhet fjalë për asetet e kompanisë publike të naftës, Albpetrol e cila aktualisht zotëron të gjitha të drejtat për kërkim, zbulim, zhvillim dhe shfrytëzim të zonave naftë dhe gaz-mbajtëse. Sipas Braçes, qeveria pritet të mblidhet sot për t’i hequr këto të drejta Albpetrolit edhe në ato 2 nga 9 zonat naftë dhe gaz-mbajtëse, duke ia kaluar ato kompanive private.

Tritan Shehu: Do bëjmë opozitë konstruktive, pa bojkot e dhunë

Postuar në 07 Gusht, 2013 05:36

Tritan Shehu: Do bëjmë opozitë konstruktive, pa bojkot e dhunë
7 Gusht, 2013 | Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika | Shkruar nga: TemA
Select Language​▼

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, thotë se ata do të bëjnë një opozitë konstruktive, ndryshe nga opozita që bëri Partia Socialiste.

QEVERISË MUND T'I VIJË FUNDI NGA TRAZIRAT SOCIALE

Postuar në 07 Gusht, 2013 05:34

Qeverisë së udhëhequr nga Hashim Thaçi po i parashikohet fundi. Nëse del ashtu siç po vlerësojnë organizatat ndërkombëtare, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme shumë shpejt. Kjo do të ndodhë pasi të shpërthejnë trazirat sociale nga qytetarët e pakënaqur me situatën e rëndë socio-ekonomike të krijuar kohëve të fundit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara