Tritan Shehu: Do bëjmë opozitë konstruktive, pa bojkot e dhunë

Tritan Shehu: Do bëjmë opozitë konstruktive, pa bojkot e dhunë
7 Gusht, 2013 | Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika | Shkruar nga: TemA
Select Language▼
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, thotë se ata do të bëjnë një opozitë konstruktive, ndryshe nga opozita që bëri Partia Socialiste.
“PD-ja është një parti demokratike, pjesë e familjes së PPE. Pra të gjitha veprimet e opsionet e saj do jenë thellësisht demokratike. Një nga këto dhe puna në parlament. Unë jam i bindur se ne do të dimë të paraqesim alternativat tona, të mbrojmë me argumente atë që i shërben realisht vendit, pikërisht për të mos lejuar të majtën të ecë në rrugën e aventurizmit e nihilizmit. Për ne është e qartë, që rruga e pjesëmarrjes aktive është rruga më dobiprurëse. Bojkotet, dhuna janë forma jo demokratike, që fatkeqësisht PS i përdori duke dëmtuar shumë vendin tonë e rrugën e tij drejt integrimit. Ne jemi një forcë politike e përgjegjshme, e emancipuar dhe që nuk mund të biem pre e lëvizjeve revolucionare si bëri PS. Unë mendoj se këto janë format me të mira të luftës politike, edhe për të kontribuar realisht në ndryshimet e shpejta të balancave politike në vend,” thotë Shehu për Shqiptarja.com.
“Do të jetë një opozitë pluridimensionale, e gjerë, shume aktive, me ide e opsione konkrete. Do të jetë një opozitë alternative për të bindur elektoratin kryesisht në dy gjëra, në falsitetin e spekulimeve premtuese të PS gjatë fushatës dhe efektivitetin e dobinë reale të ideve tona. E para realisht nuk do të jetë shumë e vështirë për tu realizuar. Që tashti PS po braktis premtimet e saj e njerëzit po e kuptojnë qartë këtë. E dyta kërkon një punë të strukturuar mirë, të gjerë, afat gjatë. Këtu kërkohet pa dyshim një përfshirje e gjerë e kapaciteteve tona. Nga ana tjetër unë do te theksoja dhe domosdoshmërinë e një veprimtarie të gjere me komunitetin ndërkombëtar. Ne jemi pjesë e PPE, kemi mbështetjen e një harku të gjerë politik ne Europë. Duhet të jemi shumë më aktive në këtë drejtim, pikërisht për të shpjeguar realitetin, problemet dhe për të marrë sa më shumë nga eksperienca e tyre. Realisht duhet një kontakt i gjerë e aktiv me të gjithë faktorin ndërkombëtar diplomatik ose jo, në periudhën që vjen”./ep
Tema
Add new comment