Parlamenti i ri mblidhet më 9 shtator, Nishani dekreton nisjen e legjislaturës XIX

Postuar në 07 Gusht, 2013 10:06

Parlamenti i ri do të mblidhet më 9 shtator. Një ditë pas zyrtarizmit të rezultatit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar dhe datën e mbledhjes së Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.
“Në mbështetje të nenit 67, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi mbledhjen e Legjislaturës së XIX të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ditën e hënë, datë 9 shtator 2013, ora 18:00“, shkruhet në dekretin e kreut të shtetit.
Ndërkohë, Ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi përmes një mesazhi në rrjetin social Twitter përshëndeti përfundimin e procesit zgjedhor dhe shprehu gatishmërinë për të punuar me parlamentin dhe qeverinë e re.
“Urojmë Shqipërinë për përfundimin e procesit zgjedhor dhe presim të punojmë së bashku me Parlamentin dhe Qeverinë e re” shkruan Sequi.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.