Berisha: Ligji për TVSH, shkallë të lartë ekspertize. Kundër programit të PS për Universitetet

Postuar në 07 Gusht, 2013 05:49

TIRANE- Projektvendimi per TVSH dhe kuotat e pranimit ne universitete kane qene ne qender te fjales se kryeministri Sali Berisha gjate mbledhjes se sotme te qeverise.
Berisha ka vleresuar ligjin per TVSH-ne, duke theksuar se ai shenon nje permiresim te ndjeshem ne te gjitha aspektet dhe se eshte përgatitur nga specialistët më të mirë të fushës dhe ka shkallën më të lartë të ekspertizës.
“Ligji shenon permiresim te ndjeshem ne te gjitha aspektet dhe i takon parlamentit ta votoje, por ligji ka shkallen me te larte te ekspertizes, duhet te gjitha vendimet e marra per perjashtimet e makinerive per prodhim nga TVSH te pasqyrohen para se ligji te shkoje ne Kuvend, pastaj shumica e ardhshme mund te beje si te doje, por ne do e cojme ne perputhje me qendrimet qe kemi mbajtur”- tha Berisha.

Universitetet
Pike tjeter e rendit te dites ishin kuotat e universiteteve, per te cilat Berisha theksoi se do te veprohet ne perputhje me programin e qeverise. Ai sulmoi mazhorancën e re per kthim ne praktikat e vjetra te pranimit ne shkollat e larta, duke shtuar se kjo do te kundershtohet nga demokratet ne Kuvend.
“Kuotat e iniversiteteve do shkojne ne perputhje me programin e kesaj qeverie; Dyert e hapura per te rinjte shqiptare per endrren universitare. Ne vitet qe vijne ka nje platforme tjeter te qeverise, qe synon rikthimin e praktikave te vjetra te pranimeve qe ne do e kudnershtojme me te gjitha mjetet ligjore, do bejme gjithcka qe te rinjte te ulen ne universitete”- tha ai.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.