Arkiv-Lajme të përditësuara
Tiranë, inspektorët e bashkisë dhunojnë banorin gjatë një aksioni
Një aksion i Inspektoratit Ndërtimor në Tiranë, degjeneroi në përplasje fizike mes një banori dhe inspektorëve të bashkisë së kryeqytetit. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme rreth orës 18:30 pranë gjimnazit “Andon Zako Çajupi” në kryeqytet.
Inspektorati Ndërtimor po kryente një aksion për prishjen e një objekti, i cili sipas këtij institucioni, kishte zënë hapësirat publike.
Çdo gjë ka marrë një tjetër rjedhë, kur një banor iu afrua inspektorëve. Pas debateve me banorin, policia bashkiake, së bashku me inspektorët, e goditën me hekur dhe rrahën banorin e zonës.
Intervista/Arben Malaj: Katër mundësitë e Ramës dhe.. pasojat
Qeveria e re, kujdes nga veprimet e sforcuara për rezultate të shpejta. E ardhmja ime në shtator!
Refuzimi i rekursit për ‘Gërdecin’, juristët: Prokuroria t’i drejtohet Kushtetueses
Pak ditë më parë Gjykata e Lartë vendosi mos pranimin e rekursit të prokurorisë për çështjen Gërdeci ndërsa organi i akuzës pretendoi mungesën e hapësirës apo kompetencës së veprimit për të dërguar çështjen me tej. Por juristët shprehen se nga pikëpamja formale hapësirat kushtetuese dhe ligjore ekzistojnë dhe duhen shfrtyëzuar nga prokuroria.
“MBROJTJA CIVILE” E KA NË DORË VERIUN ?
Pas mbylljes së stacioneve ilegale serbe në Veri të Kosovës, “Civilna Zastita” (Mbrojtja civile) është faktorizuar duke marrë përsipër menaxhimin e situatës në atë pjesë të Kosovës.
Godina e re, BSH del nga afatet
Shtetet e Bashkuara deklarojnë se do të mbajnë të mbyllura deri të shtunën e ardhshme një numër ambasadash në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme, për shkak të kërcënimeve terroriste.
Të paktën 21 ambasada dhe konsullata u mbyllën ditën e djel. Departamenti i Shtetit në Uashington deklaroi se zgjatja e masës erdhi për shkak të kujdesit dhe jo si një reagim ndaj kërcënimeve të reja.
Edhe qeveria e Britanisë së Madhe deklaroi se ambasada e saj në Jemen do të qëndrojë e mbyllur deri në përfundimin e festave myslimane.
Masat, SHBA mbyll mbi 20 misione diplomatike
Më se 20 misione diplomatike të Shteteve të Bashkuara në gjithë botën islamike janë mbyllur sot në përgjigjje të shqetësimeve për sulme të paspecifikuara nga militantët.
Ambasadat dhe Konsullatat e Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore dhe në disa pjesë të Azisë, janë mbyllur sot, megjithse në shumë vende myslimane është ditë pune. Ambasadat amerikane janë mbyllur në Bagdad, Kajro, Kabul dhe Sana.
Aksident, makina bie në greminë, 2 të plagosur
TEPELENË- Një aksident i rëndë automobilistik shënohet në Tepelenë, teksa janë plagosur 2 persona. Mësohet se një makinë tip “Renault” me traga greke YHT6354 ka dalë nga rruga dhe kanë rënë 50 metra në greminë pak minuta më parë.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se drejtuesi i makinës, Stilian Lila 29 vjeç nga Tepelena ndodhet në gjendje të rëndë. Aktualisht po kërkohet ndihma e një helikopteri për ta transponuar 29-vjeçarin drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.
Mejdani: Qeveria e re, ndërthurje e energjisë me përvojën
Ish-presidenti i Republikës, Rexhep Meidani, vlerëson kabinetin qeveritar të bërë publik pak ditë më parë nga kryeministri i zgjedhur, Edi Rama.
Sipas tij, në përbërjen e qeverisë së re janë ndërthurur energjia, përvoja, mosha e re, por edhe respektimi i barazisë gjinore. I pyetur për mungesën e emrave të njohur të qeverisjeve socialiste në kabinetin e ri, zoti Meidani shprehet se ata do t’i shërbejnë qeverisjes përmes Parlamentit, duke forcuar karakterin parlamentar të Republikës.
Takimi me Erdogan, Rama: Turqia, partner strategjik, bashkëpunim me intensitet të panjohur më parë
Dy takime në harkun kohor të dy muajve mes kryeministrit të zgjedhur Edi Rama dhe atij turk, Reccep Tayyip Erdogan. Për rreth dy orë e 30 minuta, Edi Rama, së bashku me ministrat e kabinetit qe do të drejtojë në shtator, Ditmir Bushati, Ilir Beqaj, Saimir Tahiri dhe Edmond Haxhinasto u pritën në Stamboll nga kryeministri Turqisë, në një takim të cilin shefi i ardhshëm i qeverisë shqiptare e quajti si një mikpritje të shkëlqyer.
Brokaj: Drejtësia duhet të fillojë nga “peshqit e mëdhenj” dhe pastrimin e SHISH
Brokaj: Drejtësia duhet të fillojë nga “peshqit e mëdhenj” dhe pastrimin e SHISH
4 Gusht, 2013 | Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika | Shkruar nga: TemA
Select Language▼
Ish deputeti socialist, Sabit Brokaj, ka deklaruar se shteti ligjor që kërkon të ndërtojë Edi Rama duhet të fillojë me ndëshkimin e atyre që kanë shkelur ligjin dhe kanë shkaktuar krim ekonomik.