Arkiv-Lajme të përditësuara
Mandatet, dorëzohet KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke mos pasur kuorumin e nevojshëm për ndarjen e mandateve të zgjedhjeve të 23 qershorit, në mbledhjen e radhes e ka kaluar këtë pikë thjesht si procedure, duke ia lënë “topin” Kolegjit Zgjedhor.
“Vazhdojmë me vendimin për shpëndarjen e mandateve për partitë politike që konkurrojnë më vete dhe koalicionet politike në Qarkun zgjedhor Lezhë. KQZ nuk ka kuorimin e nevojshëm për të vijuar në miratimin e këtij vendimi”, deklaroi kryetarja, Lefterie Lleshi, e cila prononcoi të njëjtat fjalë për të gjithë rrethet e tjera.
Qeveria e re, zbulohen bizneset e ministrave
Qeveria e re, zbulohen bizneset e ministrave
Kryeministri i ardhshëm Edi Rama, urdhëron vartësit që të heqin dorë nga sipërmarrjet private. Bizneset e ministrave të ardhshëm Ilirjan Celibashi, Ilir Beqaj, Arben Ahmetaj, Lefter Koka
Publikuar më 02.08.2013 | 6:01
215 3
Arben Rrozhani
Arvizu, çmim aktivistëve që ndaluan importin e plehrave
Ambasada Amerikane ka vlerësuar maksimalisht iniciativën e ambientalistëve shqiptarë, që kundërshtuan importin e plehrave drejt vendit tonë. Ndonëse ambasada nuk është prononcuar dhe nuk ka ndërhyrë në këtë çështje shqiptare, duket se e ka konsideruar të rëndësishme lëvizjen qytetare 60 mijë firmëshe të Aleancës Kundër Importit të Plehrave dhe i ka dorëzuar asaj çmimin “Kampion i ACT Now!” për muajin korrik, gjatë një ceremonie të zhvilluar në Ambasadën Amerikane.
Pas zgjedhjeve, Nishani ndërron banesë. Nga Kodra e Diellit në vilën qeveritare
Kur e pyetën zonjën Nishani në ditët e para të presidencës, se ku do të jetonte familja, ajo shprehu habinë së përse të gjithë bënin të njëjtën pyetje.
Por në intervistën e saj të parë, Odeta Nishani saktësoi se familja e saj nuk do të braktiste apartamentin deri në rikonstruksionin e plotë të rezidencës qeveritare.
E kështu ndodhi.
Që ditën kur Bujar Nishani u zgjodh President, shtëpia e tij, kati i katërt i një pallatit diku tek Kodra e Diellit, u rrethua nga efektivat e Gardës.
LDK HARRON MARRËVESHJEN THAÇI-MUSTAFA-PACOLLI
Lidhja Demokratike e Kosovës në tre muajt e fundit nuk e ka thënë asnjë fjalë për mosrespektimin e Marrëveshjes së arritur në prillin e vitit 2011 mes Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Behgjet Pacollit.
Kjo parti opozitare nuk e ka mbajtur fjalën as sa i përket paralajmërimit se do të thërrasin në interpelancë Kryeministrin Hashim Thaçi për të pyetur pse nuk po e respekton marrëveshjen e arritur me ndihmën e ish-ambasadorit amerikan, Christopher Dell.
Tash, disa zyrtarët e LDK'së preferojnë të mos flasin hiq.
Borxhi, Fullani merr kthesën
Në fund të muajit prill, të dhënat zyrtare faktonin se treguesit e buxhetit kishin dalë nga kontrolli.
Borxhi, Fullani merr kthesën
01/08/2013 15:15
Në fund të muajit prill, të dhënat zyrtare faktonin se treguesit e buxhetit kishin dalë nga kontrolli.
Defiçiti buxhetor ishte rritur dy herë krahasuar me një vit më parë dhe për ta financuar qeveria po merrte borxh masivisht në tregun e brendshëm.
Me Fondin Monetar të larguar, institucioni i vetëm që mund të mbronte financat publike nga rreziku i zgjedhjeve kishte mbetur banka qëndrore.
Bulqizë, grabitet me armë dhe maska kambisti
BULQIZE- Dy persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur një kambist, i cili po udhetonte me nje kamion.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Ostrenit, rreth ores 18:30 minuta.
Sipas të dhënave të para dy personat kanë mundur të grabisin një shumë prej 3 mije euro pasi kanë kërcënuar me armë drejtuesin e automjetit.
Drejtuesi eshte identifikuar si, Astrit Koleci, i cili udhetonte bashke me shtetasin, Ulmi Tomja, kambist. Grabitesit kane marre parate e ketij te fundit.
Trafik droge, arreston 9 shqiptarë, 4 prej tyre janë në burgjet e Greqisë
Policia greke ka zbuluar një grup prej 30 personash të trafikimit të lëndëve narkotike. 13 janë arrestuar, 9 prej të cilëve janë shtetas shqiptarë të moshës nga 22 deri në 38 vjeç. Mediat greke bëjnë me dije se 4 prej të arrestuarve shqiptarë vuajnë dënimin në burgje të ndryshme të Greqisë. Në mesin e të arrestuarve janë edhe 2 krerët e organizatës.
Korça në zgjedhje të reja për bashkinë
Pas propozimit të bërë nga Kryeministri i ardhshëm Edi Rama, për të qenë zëvendëskryeministër, Niko Peleshi duhet të jape dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Korçës, të cilin e mban prej vitit 2007.
Ky fakt, do të sjell ribërjen e zgjedhjeve në qytetin e Korçës.
Referuar ligjit, zgjedhjet mbahen jo më vonë se 45 ditë nga deklarimi i vendit vakant, i cili mësohet se do të shpallet ditën që Niko Peleshi do të betohet si zëvendëskryeministër i Shqipërisë.
Dita
Rama në New York në shtator, me ftesë në Tony Blair dhe kreut të Bankës Botërore
Bashkëpunimi mes kryeministrit të ardhshëm Edi Rama dhe ish-kryeministrit britanik Tony Blair nis të japë frytet e para, pavarësisht se ende nuk janë deklaruar termat konkretë të tij.
Këtë e vërteton një ftesë e dërguar nga Tony Blair në adresë të Edi Ramës që Top Channel zotëron. Në letrën dërguar Ramës, para pak ditëve Tony Blair shkruan:
