Arkiv-Lajme të përditësuara

Basha: Nuk do legalizohet asnjë ndërtim pa leje i ndërtuar në fushatë

Postuar në 30 Korrik, 2013 07:38

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, deklaroi gjatë një takimi për çështjet e decentralizimit se nuk do të legalizohet asnjë ndërtim i bërë pa leje gjatë periudhës së fushatës elektorale.

Basha i kërkoi Inspektoratit Ndërtimor që të identifikojë këto ndërtime pa leje.

Sequi: Statusi, i arritshëm në dhjetor

Postuar në 30 Korrik, 2013 07:36

Takimin e parë si kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e zhvilloi me ambasadorin e Bashkimit Europian në vendin tonë Ettore Sequi.

Për gazetarët si Basha ashtu edhe Sequi kanë dhënë prononcimet e tyre për gazetarët. I pari ishte Basha, i cili ndër të tjera theksoi se kishte biseduar me ambasadorin sa i takon situatës paszgjedhore dhe ngjarjeve që pasuan me procesin e rinumërimit për qarkun e Lezhës dhe Shkodrës.

Mbyllet përfundimisht “Gërdeci”

Postuar në 30 Korrik, 2013 02:36

Përjashtohet nga gjykimi kërkesa për akuzën e vrasjes dhe tri dënime me burgim të përjetshëmMospranimi i rekursit, Prokuroria: S‘kemi hapësirë ligjore për më tej

Zbulohen autorët e masakrës, në drejtim të paditur vrasësi

Postuar në 30 Korrik, 2013 02:35

-Tri viktimat e masakrës në një plazh privat në Vlorë janë vrarë gabimisht. Autorët e sulmit nuk kanë pasur për qëllim t’i vrasin viktimat e djeshme, por plumbat kanë bërë rikoshet dhe kanë vrarë dy prej tyre, ndërsa viktima tjetër që në momentin e të shtënave ka qenë në gjumë, u qëllua si pasojë e lëvizjes së armës së autorit nga lart-poshtë. Pra, plumbat kanë kapur drejt e në shezlongun ku ka qenë në gjumë pushuesja.

Ftesa e Ramës, aplikimet për punë arrijnë në 7 mijë

Postuar në 30 Korrik, 2013 02:32

Ka arritur në mbi 7 mijë numri i personave që i janë përgjigjur ftesës së kryeministrit të zgjedhur, Edi Rama për të aplikuar për një vend pune në administratën publike dhe jo vetëm, gjatë qeverisjes së të majtëve. Ky numër individësh nga brenda dhe jashtë Shqipërisë kanë shprehur interes, duke aplikuar për një vend pune në faqen e vënë në dispozicion nga PS dhe vet Rama.

Statusi kandidat, Tirana “përballet” me Athinën në fillim të vitit 2014

Postuar në 30 Korrik, 2013 02:31

Kalendari - Në tetor pritet që Komisioni Europian të marrë një vendim për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë. Nëse çështja do të mbyllet këtë vit, lehtëson Tiranën, pasi nuk do të duhet të kalojë në “filtrin helen”

Analizë

Qeverisë “Rama” do t’i duhet të normalizojë marrëdhëniet, duke nisur nga pakti i ujërave

Berisha kërcënon: Transparenca e zgjedhjeve është vendimtare për stabilitetin e vendit!

Postuar në 30 Korrik, 2013 02:29

Kryeministri në largim, Sali Berisha, ka ripërsëritur se zgjedhjet e qershorit ishin të manipuluara.

Sipas tij, Rama u tërhoq nga rivotimi në Lezhë pasi kjo do nxirrte në pah manipulimin.

MOS TË LUAJMË ME EULEX'IN

Postuar në 30 Korrik, 2013 02:28

Zëvendëskryeministri i Parë, Behgjet Pacolli ka thënë se Qeveria dhe as Kuvendi nuk duhet të luajnë me mandatin e EULEX'it, përderisa ky mision ka autorizim nga shteti i Kosovës të qëndrojë në Prishtinë deri në vitin 2014.

Pacolli propozon që kur të vjen koha e rishqyrtimit të mandatit të Misionit të BE'së për Rend dhe Ligj, atëherë të diskutohet për të gjitha variantet.

Konfirmohen akuzat për korrupsion ndaj Fatmir Limajt

Postuar në 29 Korrik, 2013 17:36

Në Prishtinë, Gjykata Themelore, konfirmoi shumicën e akuzave kundër ish ministrit të transporteve dhe telekomunikacionit Fatmir Limaj dhe tre ish bashkëpunëtorëve të tij nën dyshimet për korrupsion.

Basha takon të parin Sekuin

Postuar në 29 Korrik, 2013 17:36

Kreu i ri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbajë nesër takimin e parë me një përfaqësues ndërkombëtar pas marrjes së këtij posti.

Basha, i cili u zgjodh më 22 korrik nga anëtarësia e PD-së drejtues i kësaj force politike, do të takohet me kreun e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui.

Në njoftimin për shtyp thuhet se, takimi do të mbahet në orën 11:00 dhe në selinë e PD-së do të lejohen të hyjnë vetëm operatorët sa për të marrë pamjet e takimit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara