Arkiv-Lajme të përditësuara
Rama në New York në shtator, me ftesë në Tony Blair dhe kreut të Bankës Botërore
Bashkëpunimi mes kryeministrit të ardhshëm Edi Rama dhe ish-kryeministrit britanik Tony Blair nis të japë frytet e para, pavarësisht se ende nuk janë deklaruar termat konkretë të tij.
Këtë e vërteton një ftesë e dërguar nga Tony Blair në adresë të Edi Ramës që Top Channel zotëron. Në letrën dërguar Ramës, para pak ditëve Tony Blair shkruan:
Berisha: Ky është kabineti më i korruptuar që është instaluar ndonjëherë në Shqipëri
Sali Berisha është i bindur se kabineti i ri qeveritar është më i korruptuari në historinë e Shqipërisë.
Në Facebook, Berisha ka komentuar sërish kabinetin e dalë nga vota e 1 milion shqiptarëve.
“Të dashur miq, sot Piktori mblodhi në zyrën e tij kabinetin e vet qeveritar, që është dhe ekipi më i korruptuar që është instaluar ndonjëherë në Shqipëri.
Itali, dënohet Berluskoni
Gjykata e Lartë në Itali la në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit të Milanos që e dënon me 4 vite burg,Silvio Berluskonin për evazion fiskal që lidhet me çështjen “Mediaset”.
Ndarja e mandateve, PS i dorëzon kërkesën Kolegjit
TIRANE- Partia Socialiste ka depozituar ne Kolegjin Zgjedhor kerkesen per ndarjen e mandateve.
Nënsekretari për çështjet zgjedhore në PS, Koli Bele duke sqaruar kerkesen ka thene se ne kushtet aktuale Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ben dot certifikimin.
Sipas tij, Kolegji do të marrë në administrim tabelat, do bëhen verifikimet, do të merren tabelat per cdo qark.
Panorama
Leo Osmëni në gjykatë: I thashë Delinit të gjuante
-Leo Osmëni, protagonisti i masakrës së Vlorës, ka dalë dje para gjykatës së Vlorës. 18-vjeçari ka folur pak dhe ka thënë thuajse në vija të përgjithshme ato që i ka deponuar policisë dhe prokurorisë. Gjykata e la në burg pa afat. Po dje, para gjykatës kanë dalë edhe dy bashkëpronarët Saimir e Servet Qamo, xhaxha e nip. Ata janë lënë në një masë të butë; detyrim paraqitjeje. Këta të fundit u arrestuan për moskallëzim krimi. Ndërkohë që vijon puna për hetimin e dosjes së masakrës dhe kërkimin e Delin Hajdarajt, 22-vjeçarit që është sërish i lirë.
Qeveria ‘Rama’, asnjë ministër i Nanos, tre të ‘Berishës’
Qeveria e re ndahet vetëm mes PS dhe LSI, ka 6 gra dhe 90% e anëtarëve janë ministra për herë të parë. Tre prej ministrave të LSI, anëtarë edhe në kabinetin “Berisha”. Rama: Me Ngjelën nuk ramë dakord për pozicionin, bashkëpunimi me Dulen vazhdon
Berisha paguan 4 milion euro për projektet e dështuara të KQZ-së
Qeveria ka miratuar një shtesë fondi në buxhetin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke paguar në këtë mënyrë dy projekte të dështuara të këtij institucioni.
Bëhet fjalë për numërimin elektronik në Fier dhe kontrollin elektronik të kartave në Tiranë.
KQZ dështoi me këto dy projekte, duke shpërdoruar nga paratë e taksapaguesve plot 4 milion euro.
NË VJESHTË MERRET VESH AFATI PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE
Shefi i zyrës së BE'së në Kosovë, slloveni Samuel Zbogar, ka deklaruar se kosovarët do t'a mësojnë gjatë vjeshtës së kur mund të lëvizin lirshëm në vendet e BE'së pa viza.
Basha: Rama, qeveri kamikazësh
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përdori një gjuhë të ashpër dhe akuzuese kur etiketoi qeverinë e re të shpallur nga Edi Rama, si klientelën e vjetër dhe të re të kryeministrit të ardhshem, që sipas tij reflekton paaftësi dhe nepotizëm.
Ankesa e PD, Kolegji: Rinumërim 10 qendrave në Lezhë
TIRANE- Kolegji Zgjedhor pranon pjeserisht akimimin e PD per Lezhen dhe vendos rinumerimin per 10 kutite e saj.
Ne mbledhjen e sotme, Kolegji vendosi qe rinumerimi te nise ne ambinetet e Gjykates nga kater grupe rinumerimi dhe do te nise sot ne oren 15.00.
Por me kerkese te KQZ, Kolegji pritet te shtyje oren e rinumerimit per t’i dhene kohe terheqjes se kutive nga Lundra.