Durrës, identifikohet autori i plagosjes së 4 personave, shkak një femër

Policia e Durrësit ka identifikuar autorin e plagosjes së 4 personave mbrëmjen e djeshme. Mësohet se autori është 30-vjeçari Agim Shurdha, i cili është shpallur në kërkim. Policia bën me dije se shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë një femër. Sipas policisë, një person i kishte ngacmuar kunatën autorit para 3 ditësh, por Agim Shurdha qëlloi mbi personin e gabuar duke lënë të plagosur 4 persona.
Dje rreth orës 21:30, Durrësi u trondit nga disa të shtëna me armë zjarri.
Sipas policisë, një person që po udhëtonte me një mjet iu afrua një kafeneje pranë stacionit të trenit, dhe më pas hapi zjarr në drejtim të një grupi njerëzish.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa raportohet se të lënduarit janë dërguar menjëherë në spitalin e qytetit. Të plagosur kanë mbetur: H.Lama 55 vjeç, Bujar Luku 55 vjeç, Ilia Plaku 66 vjeç dhe T. Hallulli. Sipas policisë, 4 të plagosurit ishin klientë të rastësishëm në lokal dhe nuk njiheshin me njëri-tjetrin. Ata gjendeshin në tavolina të ndryshme. Lulishtja në hyrje të Durrësit, ku ndodhi sulmi është një prej vendeve më të frekuentuara nga qytetarët durrsakë.
SHEKULLI
Add new comment