Berisha: Ky është kabineti më i korruptuar që është instaluar ndonjëherë në Shqipëri

Postuar në 01 Gusht, 2013 14:50

Sali Berisha është i bindur se kabineti i ri qeveritar është më i korruptuari në historinë e Shqipërisë.

Në Facebook, Berisha ka komentuar sërish kabinetin e dalë nga vota e 1 milion shqiptarëve.

“Të dashur miq, sot Piktori mblodhi në zyrën e tij kabinetin e vet qeveritar, që është dhe ekipi më i korruptuar që është instaluar ndonjëherë në Shqipëri.

Vetë Piktori, përveç aferave si ish- ministër i qeverisë Nano dhe kryetar 20% i Bashkisë së Tiranës, është i vetmi kryeministër këto 20 vite në Europë që ulet në karrigen e kryeministrit me një vilë dhe një pallat 5 katësh me burim financiar të panjohur.

Ministri i Financave, Cani, është guvernatori që pasi vodhi apo bashkëvodhi Thesarin e Shtetit dhe pas zhdukjes së tij deklaroi se Banka nuk ka pasur në Thesar flori.

Ministri i Shëndetësisë, Beqja, është i vetmi që iu hoq mandati i deputetit sepse me baxhanakun e Piktorit kishte bërë kërdinë me tendera në bashki. Ai ka falsifikuar mijëra e mijëra pensione për të cilat po ndiqet.

Ministri i Brendshëm, Tahiri, është i vetmi deputet me skaf dhe që iu arrestua i ati në flagrance për kontrabandë ilaçesh dhe e ëma ndiqet për evazion fiskal në shumën 80 mijë euro.

Ministri i Ekonomisë, Ahmetaj, është në ndjekje për vjedhjen prej 10 milion euro që i ka bërë kompanisë Albtelekom me kompaninë e tij private Hermes.

Ministri i Mirëqenies Sociale, më mirë të themi i mirëqenies personale, Erion Veliaj është bërë i famshëm si njeriu që me paratë e Mjaftit ndërtoi një vilë për vete dhe një vilë për Velicën pa firmosur në jetën e tyre ndonjëherë në bordero.

Ai më pas për të zhdukur gjurmët e kësaj afere vodhi vetë kompjuterin e financave të Mjaftit.

Këto ishin vetëm disa nga aferat e disa prej anëtarëve të “ansamblit lukunia”! Këtij i thonë ndryshim! Përpara drejt Kleptokracisë!” shkruan Berisha./ep

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.