Arkiv-Lajme të përditësuara

Durrës, identifikohet autori i plagosjes së 4 personave, shkak një femër

Postuar në 31 Korrik, 2013 09:31

Policia e Durrësit ka identifikuar autorin e plagosjes së 4 personave mbrëmjen e djeshme. Mësohet se autori është 30-vjeçari Agim Shurdha, i cili është shpallur në kërkim. Policia bën me dije se shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë një femër. Sipas policisë, një person i kishte ngacmuar kunatën autorit para 3 ditësh, por Agim Shurdha qëlloi mbi personin e gabuar duke lënë të plagosur 4 persona.

Dje rreth orës 21:30, Durrësi u trondit nga disa të shtëna me armë zjarri. 

Zbardhen tabelat, pagat e reja të policisë, ushtrisë dhe vendorëve

Postuar në 31 Korrik, 2013 09:30

Pagat e reja të ushtrisë, policisë, Shërbimit Informativ dhe pushtetit lokal kanë hyrë në fuqi dje pas botimit në Fletoren Zyrtare. Ja tabelat e reja të pagave

 

Berisha: Qeveria e re barrë e madhe për taksapaguesit. Asgjë të re nga fronti i 1 prillit

Postuar në 31 Korrik, 2013 09:29

Kryeministri ende në detyrë Sali Berisha ka ironizuar përbërjen e kabinetit të ri qeveritar që u prezantua sot nga kryeministri i zgjedhur, Edi Rama.Teksa kryesocialisti Rama bënte prezantimin gjatë një konference për mediat, Berisha ka shfrytëzuar nisjen e mbledhjes së radhës së qeverisë për të shigjetuar zgjedhjet e pasuesit të tij.

“Në vendin tënd ulet famozi Ilir Beqja. Beqja, për të çuar përpara mashtrimet antiglobaliste”,- i është drejtuar Berisha ministrit aktual të Shëndetësisë, Halim Kosova.

BB: Qeveria e re duhet të arrijë shumë me më pak financa

Postuar në 31 Korrik, 2013 09:28

Intervistë me drejtuesen e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Kseniya Lvovski mbi sfidat që ka përpara qeverisja e re socialiste në Tiranë. Pritet një rimëkëmbje ekonomike, por e ngadaltë dhe e brishtë.

Bisedoi: Ani Ruci, Deutsche Welle

 

Znj. Lvovski, Banka Botërore prezantoi kohët e fundit raportin e saj për Europën Juglindore në përfundim të vitit fiskal 2012-2013, në të cilin përfshihet edhe 6 mujori i parë i këtij viti. Çfarë thotë raporti për situatën ekonomike në rajon dhe në Shqipëri?

Qeveria e re e Shqipërisë

Postuar në 31 Korrik, 2013 09:27

Kryeministri i zgjedhur Edi Rama i dha fund hamendësive dhe aludimeve për emrat e ministrave që do të ulen në kabinetin e qeverisë së re, duke surprizuar jo pak me emrat e ministrave të rinj, që do të marrin detyrën në fillim të shtatorit. 

Venizelos: Pakti detar me Shqipërinë, prioritet

Postuar në 31 Korrik, 2013 02:54

Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm grek, Evangelos Venizelos duke iu rikthyer marreveshjes detare mes dy vendeve ka theksuar se ratifikimi i saj do të jetë një nga prioritetet e ngushtshme të diplomacisë greke.

“Me Shqipërinë, prioriteti ynë bazë është të rikthehemi në procesin e ratifikimit dhe sanksionimit të marrëveshjes për zonat detare, pas bllokimit nga gjykata kushtetuese e Shqipërisë”, tha ai.

Deklarata eshte bere para komisionit të Politikës së Jashtme dhe Mbrojtjes të parlamentit grek.

Rama prezanton sot kabinetin, ja emrat e sigurt

Postuar në 31 Korrik, 2013 02:53

Kryeministri Edi Rama pritet që të publikojë sot rreth orës 11 anëtarët e  kabinetit qeveritar. Ashtu siç kishte premtuar, kreu i ardhshëm i qeverisë ka vendosur që të shpallë emrat e rinj ditën e fundit të korrikut duke zgjidhur edhe dilemën më të madhe për bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë për katër vitet në vijim. Burime nga Partia Socialiste bëjnë të ditur se pjesën më të madhe të ministrive do ta ketë Partia Socialiste, ndërsa ashtu siç pritej, jo më pak e shpërblyer do të jetë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

PD, kritikët e Bashë jashtë udhëheqjes së re

Postuar në 31 Korrik, 2013 02:52

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Po duken ditë pas dite synimet e kryetarit të ri të PD-së, Lulzim Basha për të ristrukturuar stafin e tij të ngushtë në udhëheqësinë e selisë blu, ku njerëz pranë Berishës do të kenë poste të larta

Zgjedhjet pa fund

 

Në “Facebook”

Dikush e pyet Berishën në FB pse nuk largohet nga politika siç premtoi. Dhe ja përgjigja!

Postuar në 31 Korrik, 2013 02:50

Dikush e ka pyetur kryeministrin në largim, Sali Berisha, në Facebook, se përse nuk e mban premtimin publik për t’u larguar nga politika në rast se humbet zgjedhjet.

Përgjigja e Berishës ishte kjo: “Kam deklaruar se çdo orë, çdo ditë dhe 18 orë në ditë do bëj vetëm politikë në mbrojtje të vlerave dhe parimeve që unë dhe demokratët ndajmë dhe mësojmë e që ndërtuan Shqipërinë e NATO-s”.

Kryeministri më pas flet për zgjedhjet e 23 qershorit.

NGA 2014 I GJYKOJMË VETË KRIMET E LUFTËS

Postuar në 31 Korrik, 2013 02:50

Nëse gjithçka shkon sipas Planit të Ministrisë së Drejtësisë, atëherë prej janarit të vitit të ardhshëm gjyqtarët dhe prokurorët vendor do të merren me hetimin dhe dënimin e krimeve të luftës.

Kompetencat që aktualisht i ka EULEX'i, pritet të kalojnë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, përkatësisht në Departamentin për Krime Serioze që do të themelohet pasi të bëhen ndryshime ligjore.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka treguar se idenë për të themeluar Divizionin për Krimze Serioze pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës e ka pasur prej se është emëruar Ministër.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara