Dikush e pyet Berishën në FB pse nuk largohet nga politika siç premtoi. Dhe ja përgjigja!

Dikush e ka pyetur kryeministrin në largim, Sali Berisha, në Facebook, se përse nuk e mban premtimin publik për t’u larguar nga politika në rast se humbet zgjedhjet.
Përgjigja e Berishës ishte kjo: “Kam deklaruar se çdo orë, çdo ditë dhe 18 orë në ditë do bëj vetëm politikë në mbrojtje të vlerave dhe parimeve që unë dhe demokratët ndajmë dhe mësojmë e që ndërtuan Shqipërinë e NATO-s”.
Kryeministri më pas flet për zgjedhjet e 23 qershorit.
“Se cilat ishin zgjedhjet e 23 qershorit e dëshmon shumë shëmtuar Lezha dhe vjedhja e 1250 votave me dhunë dhe terror dhe para droge.
Arkitekti i këtij krimi, z.Rama, nuk e mohon dhe nuk ka hedhur poshtë asnjë fakt tronditës të turpshëm të vjedhjes së votave. Madje ai hesht dhe nuk përmend më fjalën zgjedhje”./ep
TEMA
Add new comment