Ndërtimi i gazsjellësit TAP

Katër gjigantë të tregut energjetik botëror i janë bashkangjitur gazsjellësit Trans-Adriatik. Lajmin e ka bërë të ditur vetë konsorciumi TAP, përmes një njoftimi zyrtar sipas të cilit në projekt tashmë janë bashkuar tre aksionerët e fushës së “Shah Denizit” dhe një tjetër kompani belge.
Sipas deklaratës, gjiganti britanik “British Petroleum” dhe kompania shtetërore e gazit në Azerbajxhan kanë marrë nga 20 për qind të aksioneve të TAP, ndërsa francezja “Total” dhe kompania belge “Fluksis” kanë marrë respektivisht nga 10 dhe 16 për qind.
Me lëvizjet e reja gazsjellësi Trans-Adriatik, që do të kalojë përmes Shqipërisë zotërohet tashmë nga 7 kompani ndërkombëtarë. Tre më të mëdhenjtë janë, “British Petroleum”, norvegjezja “Shtatoil” dhe kompania shtetërore e gazit në azerbajxhan të cilat zotërojnë nga 20 për qind të aksioneve secila.
Belgja “Fluksis”, e njohur si një nga kompanitë më të mëdha të transmetimit të gazit në Europë zotëron 16 për qind, ndërsa francezja “Total” 10 për qind. Dy aksionerët e fundit janë gjermanja “E ON” me 9 për qind dhe zvicerania “Akspo” me 5 për qind.
Katjil Tjugland, menaxheri i përgjithsëm i TAP, deklaroi se aksionerët e rinj rrisin pozicionin strategjik të projektit, por edhe forcojnë mundësitë financiare për realizimin e tij në afatet më të shpejta.
Gazsjellësi Trans-Adriatik, që do të transportojë gazin Kaspik në Europë, do të kalojë përmes Shqipërisë dhe pritet të përfundojë në vitin 2019.
Top Channel
Add new comment