Arkiv-Lajme të përditësuara

Topalli ankohet se i vodhën votat në Shkodër

Postuar në 29 Korrik, 2013 17:35

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, bëhet e gjallë dhe komenton vendimin e Partisë Socialiste për t’u tërhequr nga pavlefshmëria e zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës.

“Pasi u tërhoq nga Shkodra ku vetëm në një KZZ me 70 QV, 69 ishin falsifikuar, sot PS u tërhoq edhe nga kërkesa për

rivotim në Lezhë dhe këtë e bën “për të mirën e vendit”, thotë rilindasi Rama.

Kur i filluan dhimbjet për vendin këtij zotërisë?

Kur ai bojkotonte, bllokonte parlamentin, dënonte vendin me mosmarrjen e statusit, ai nuk kishte dhimbje për vendin!

Çështja e toponimeve, Avokati i Popullit: Ministri e Jashtme e pa angazhuar

Postuar në 29 Korrik, 2013 17:33

 Zyra e Avokatit të Popullit ka kërkuar nga Ministria e Jashtme të zgjidhë problemin e toponimeve  që prek qindra familje dhe fëmijë të emigrantëve shqiptarë në Greqi. ”Avokati i Popullit ka marrë një sërë ankesash nga qytetarë shqiptarë lidhur me çështjen e pasqyrimit të toponimeve greke në dokumentet zyrtare të shtetasve shqiptarë dhe bazuar në to ka nisur procedurën e hetimit administrativ. Ndjekja konkrete e çështjes nga ana e Avokatit të Popullit ka vazhduar me kërkimin e shpjegimeve nga ana e autoritetit kompetent në vendin tonë, Ministria e Punëve të Jashtme.

Rama: Audit ndërkombëtar për gropën në buxhet

Postuar në 29 Korrik, 2013 17:33

Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama bëri me dije se në krye të detyrave të Qeverisë që do të drejtojë në shtator, është saktësimi i situatës ekonomike në vend, me bindjen se Qeveria në ikje është duke lënë një gropë të thellë financiare.

Përmes një masazhi të publikuar në rrjetin social ‘Facebook”, Rama shkruan se për realizimin e një objektivi të tillë duhet një ekspertize ndërkombëtare.

Berisha: 23 qershori, i manipuluar

Postuar në 29 Korrik, 2013 17:31

Kryeministri në detyrë, Sali Berisha e ka quajtur të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit. Në një deklaratë përmes Facebook, Berisha është ndalur tek vendimi i Partisë Socialiste për t’u tërhequr nga kërkesa për rivotim në Qarkun e Lezhës, duke e cilësuar atë “frikë nga ndëshkimi me votë për manipulimet”. 

Ai shkruan se 1250 votat që rezultuan të manipuluara “me dhunë, drogë, para droge dhe terror, janë simboli i shëmtuar i 23 qershorit”. 

Masakra në Vlorë, identifikohen të dyshuarit

Postuar në 29 Korrik, 2013 08:47

VLORE- Policia e Vlores ka identifikuar dy persona te dyshuar per masakren e se dieles ne nje resort ne zonen e plazhit, kur bresherite e armes drejtuar per Sokol Isufajn lane te vdekur edhe dy viktima rastesore, 17 vjecarin Serdi Bajlozi dhe 53 vjecaren Diana Ademi. 

Sipas te dhenave te para te policise, ende jo zyrtare, mesohet se nje nga te identifikuarit eshte shtetasi Leo Osmani, rreth 19 vjecar, qe dyshohet te kete pasur nje grindje banale me objektivin e krimit, Sokol Isufin. 

Reformat në ekonomi, Rama: Transparencë mbi financat

Postuar në 29 Korrik, 2013 08:46

Kryeministri i ardhshëm Edi Rama ka thënë se për të pasur të qartë nismat ekonomike duhet një analizë e thellë e situatës në vend. Rama shtoi se duke, parë që gropa e krijuar në buxhetin e shqiptarëve është e madhe, sipas tij duhet ndërhyrja e ndërkombëtarëve për të pasur një analizë sa më të saktë të situatës financiare.

Vjedhje spektakolare, tre të mitur marin 10 mijë euro në një ‘Exchange’

Postuar në 29 Korrik, 2013 08:45

3 të mitur kanë arritur në mënyrë spektakolare të vjedhin 10 mijë euro nga një pikë “exchange”. Ata  janë ndaluar nga forcat e njësisë “Shqiponja. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në një pikë ‘Exchange” në rrugën e Durrësit. Të miturit janë kapur menjëherë me shumën prej 10 mijë eurosh teksa largoheshin në drejtim të qendrës së kryeqytetit. Sipas policisë  3 të miturit, një djalë dhe dy vajza të moshës 14 dhe 16-vjeçare, janë futur mesditën e sotme në pikën e “Exchange”, të pa armatosur.

PS tërhiqet nga kërkesa për rivotim në Lezhë, Gjiknuri: Duhet të përfundojë procesi

Postuar në 29 Korrik, 2013 08:44

Partia Socialiste ka vendosur të tërhiqet nga kërkesa e saj për rivotim në qarkun e Lezhës, pavarësisht parregullsive që janë vënë re në procesin e votimit më 23 qershor.

Në një konferencë për mediat, deputeti Damian Gjiknuri ka theksuar se kjo bëhet në të mirë të interesave të vendit dhe për t`i hapur rrugë certifikimit të zgjedhjeve.

Mjekët në Korçë dalin në protestë pas dhunës. Nëna e të ndaluarit: Ua bëri mirë

Postuar në 29 Korrik, 2013 08:43

(E PERDITESUAR)- Mjekët e spitalit të Korçës kanë dalë në një protestë të heshtur, që ka zgjatur gjysmë ore.

Shkak i kësaj proteste ka qenë dhuna e ushtruar ndaj dy kolegëve të tyre një ditë më parë nga persona të dehur, që kishin qenë në një dasmë.

Policia e Korçës ka sqaruar se në orët e para të mëngjesit në spital kanë mbërritur për të marrë ndihmën mjekësore dy shtetas, Jorgo Binjaku, 36 vjeç dhe Gëzim Shaho, 35 vjeç.

Ata kanë marrë ndihmën e parë, por fillimisht kanë nisur që të konfliktohen me njëri- tjetrin dhe më pas të dhunojnë personelin mjekësor.

Ulja e normës bazë të interesit

Postuar në 29 Korrik, 2013 08:42

Banka e Shqipërisë mund të vendos të ulë sërish normën bazë të interesit në përpjekjen e disatë për të stimuluar ekonominë e ndrydhur nga kriza. 

Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës do të mblidhen në datën 31 korrik, në një axhendë të ngjeshur, ku pritshmëritë janë që të bien dakord për një tjetër ulje të normës, sipas gjasave me 0.25 pikë përqindje. Kjo do ta çonte normën bazë të rinfinancimit në minimumin e ri historik 3.5 për qind, një vendim që duket i diktuar nga kushtet e vështira të ekonomisë dhe tregut të brendshëm financiar. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara