Arkiv-Lajme të përditësuara

Akuzat e Patozit, Basha: PD është parti e njerëzve të lirë

Postuar në 27 Korrik, 2013 04:51

TIRANË Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është i mendimit se partia, që ai drejton mbetet parti e njerëzve të lirë dhe e lirisë së shprehjes, teksa u pyet dje nga media mbi akuzat e Astrit Patozit dhe Sokol Olldashit për garën e 22 korrikut. “Në Partinë Demokratike, çdokush thotë atë që mendon apo atë që do të thotë. Kjo vlen për anëtarët e thjeshtë të PD-së, vlen për drejtues, vlen për këdo. Ne jemi dhe mbetemi parti e njerëzve të lirë dhe lirisë së shprehjes së mendimit në çdo kohë dhe për çdo çështje.

AKBN i heq shtetit 90 milionë USD taksa, ia kalon pa plan “Bankers”

Postuar në 27 Korrik, 2013 04:50

Skandali

Shkresa e firmosur brenda ditës, pa kërkuar sqarime se ku do të shkojnë 140 mijë tonë karburant pa taksa

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Dyshimet e forta bien mbi kreun e AKBN për të firmosur brenda kohës rekord autorizimin e importit pa taksa

Rama: Në Ministrinë e Mbrojtjes kanë ende si objektiv…anëtarësimin në NATO

Postuar në 27 Korrik, 2013 04:48

Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, ka shpjeguar në një intervistë për gazetën “Dita”, ndryshimet strukturore që do të bëhen nëpër ministry. Ai ka marrë si shembull Ministrinë e Mbrojtjes, e cila sipas tij, është e tejmbushur me njerëz parazitë. Sipas Ramës, në këtë institucion, kanë ende si objektiv anëtarësimin në NATO.

DORËHIQET VUCIC, DHE KATËR MINISTRA TJERË SERBË

Postuar në 27 Korrik, 2013 04:47

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Mbrojtjes. Ai ka paralajmëruar se tash e tutje do të mbajë vetëm postin e të dytit të qeverisë.

Nga radhët e partisë SNS, të Vucitit, dorëheqje kanë dhënë edhe ministri i Bujqësisë, Goran Knezevic, ministrja e Sportit, Alisa Maric, dhe ministri i Kulturës, Bratislav Petkovic, ndërsa nga SPS’i i Dacitit, dorëheqje ka dhënë ministri i Komunikacionit, Milutin Mrkonjic.

Braçe: BSH, përgjegjëse për krizën

Postuar në 27 Korrik, 2013 04:46

Deputeti socialist Erjon Braçe ka hedhur kritika të forta mbi Bankën e Shqipërisë, duke e akuzuar atë si përgjegjëse bashkë me qeverinë në shthurjen e financave publike. 

“Banka e Shqipërisë ka qenë e hapur pa hesap, për të mos thënë e shqyer, përballë agresionit politik ndaj financave të shtetit për zgjedhjet. Defiçiti është tejkaluar me 180 milionë dollarë. Krahasuar me një vit më parë, që konsiderohet një vit normal nga aspekti politik, tejkalimi është me 270 milionë dollarë”, ka deklaruar Braçe. 

Kosovë, arrestohet Ivan Radivojeviç, i dyshuar për krime lufte

Postuar në 26 Korrik, 2013 15:27

Mediat kosovare citojne burime policore, te cilat bejne me dije se kanë arrestuar nje serb, banor ne Kosove,  i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Ivan Radivojeviç.

Policia e Kosovës, ka konfirmuar për gazeten “Zëri” se i dyshuari është arrestuar në pikëkalimin në Jarinje rreth orës 13:00.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka konfirmuar për gazetën se i dyshauri për krime lufte është arrestuar pas nje urdhërarresti. I arrestuar po mbahet në stacionin policor, në pritje të procedurave gjyqësore dhe urdhërit të prokurorit.

 

 

PANORAMA

“Të arratisurit s’kanë qenë në Shqipëri”

Postuar në 26 Korrik, 2013 15:25

ATHINË- Pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në kufirin shqiptaro-grek, ku tre shqiptarë të arratisur nga burgu i Trikallas mbetën të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, zëdhënësi i Policisë Greke, Christos Parthenis, në një intervistë për ‘Top-Channel’ tregon për marrëdhëniet e bashkëpunimit me policinë shqiptare gjatë këtij operacioni, si dhe hedh poshtë zërat se të arratisurit kanë qenë në Shqipëri. 

PS tërhiqet nga Shkodra, kërkon rivotim në Lezhë. Kolegji shqyrton ankimin e LSI për Kukësin

Postuar në 26 Korrik, 2013 15:24

Partia Socialiste ka depozituar në Kolegjin Zgjedhor një kërkesë-padi, me anë të së cilës ka kërkuar ripërsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Lezhës.

“Partia Socialiste ka pretenduar se shkeljet kanë qenë të tilla që shkaktojnë pavlefshmërinë e zgjedhjeve në këtë qark, me pasojë përsëritjen e zgjedhjeve. Për këtë gjë u depozitua një kërkesë-padi, jemi në pritje të gjykimit të kësaj çështje”, tha Koli Bele, jurist i PS-së.

Këshilltari i Bodes reagon ndaj Alibeajt: Ja faktet si u deformua procesi në Korçë

Postuar në 26 Korrik, 2013 15:23

Këshilltari për shtyp i Ridvan Bodes, Elvi Fundo, ka reaguar ndaj deklaratave të Enkelejd Alibeajt, ish- deputet dhe ministër i Drejtësisë i PD, i cili mbrojti zgjedhjen e Bashës pas akuzave të Patozit dhe Olldashit. Alibeaj tha se duhen fakte të hollësishme kur flitete për manipulime.

Në përgjigje të tij, këshilltari për shtyp i Bodes shkruan:

Një miku këkron fakte për procesin e deformuar. Ja, po i jap disa:

E dua kokfortë faktin thotë. Po fakti i parë ishte mesazhi “Të shporet Elvi Fundo nga Korça se po bën fushatë për Olldashin”.

Kukësi, Kolegji pranon kërkesën e LSI

Postuar në 26 Korrik, 2013 15:21

Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim për rinumërimin e 15 kutive të KZAZ-së numër 9 në qarkun e Kukësit. 

LSI pretendon se në këto 15 kuti janë kryer manipulime, të cilat çuan në humbjen e një mandati të kësaj force në qarkun e Kukësit. 

Tashmë pritet që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, pasi të marrë vendimin e Kolegjit, të hapë 15 kutitë e Komisionit Zonal të Administrimit Zgjedhor numër 9 për të rinumëruar votat. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara