Kukësi, Kolegji pranon kërkesën e LSI

Postuar në 26 Korrik, 2013 15:21

Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim për rinumërimin e 15 kutive të KZAZ-së numër 9 në qarkun e Kukësit. 

LSI pretendon se në këto 15 kuti janë kryer manipulime, të cilat çuan në humbjen e një mandati të kësaj force në qarkun e Kukësit. 

Tashmë pritet që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, pasi të marrë vendimin e Kolegjit, të hapë 15 kutitë e Komisionit Zonal të Administrimit Zgjedhor numër 9 për të rinumëruar votat. 

Partia e Ilir Metës deklaronte në kërkesën ankimore se koalicionit të majtë në këto kuti i janë hequr nga rezultati përfundimtar mbi 150 vota, që nëse rezulton e vërtetë mund të pasojë me kalimin e mandatit të katërt të Kukësit tek koalicioni i majtë.  

 

 

Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.