Rama: Në Ministrinë e Mbrojtjes kanë ende si objektiv…anëtarësimin në NATO

Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, ka shpjeguar në një intervistë për gazetën “Dita”, ndryshimet strukturore që do të bëhen nëpër ministry. Ai ka marrë si shembull Ministrinë e Mbrojtjes, e cila sipas tij, është e tejmbushur me njerëz parazitë. Sipas Ramës, në këtë institucion, kanë ende si objektiv anëtarësimin në NATO.
“Po ju jap vetëm një shembull: Administrata civile e Ministrisë së Mbrojtjes ka sot më shumë njerëz se ç’kishte në periudhën pas kapjes së “grupit armiqësor” në ushtri gjatë Luftës së Ftohtë! Një kapicë me struktura parazite që thithin përditë para nga xhepat e popullit e gjak nga trupi i Shqipërisë dhe në këmbim kthejnë korrupsion e kalbëzim të shtetit. Ose raprezentanca jone ushtarake në NATO eshte me e fryre ne numer se perfaqesite e thuajse gjysmes se vendeve te NATO-s. Nderkohe, e gjithe kjo mbipeshe e kesaj ministrie ka trashur jo vetem trupin po edhe trurin e shtetit ne ate sektor deri ne piken ku ne Strategjine Kombetare te Sigurise se ketij vendi ende shkruhet se kemi objektiv anetaresimin ne NATO (!) Kuptohet mund te thote dikush, sepse as ministri e as shefi i shtabit s’kane kohe te merren me mbrojtjen se jane te zene prej vitesh te tera me sulmin në xhepat e në pronat e ushtrisë… Çfare turpi kombetar në sytë e NATO-s dhe çfare talljeje propaganda shurdhuese “Shqiperia ne NATO!”, thotë Rama.
Rama shprehet se nuk do të bëjë spastrime në administratë, siç akuzohet nga rivalët e tij, po një pastrim të thellë./b.l
TEMA
Add new comment