Arkiv-Lajme të përditësuara
Itali, trafiku i drogës, pranga 14 shqiptarëve
UPDATE- 17 persona janë arrestuar nga policia italiane mes të cilëve 14 shqiptarë, si pjesë e një bande të trafikut të drogës në aksin Shqipëri- Greqi – Itali. Sipas policisë, droga fshihej në makinat e parkuara, të cilat përdoreshin edhe si “magazina” për lëndën narkotike.
Droga e sekuestruar
Bashkë me shqiptarët u arrestuan edhe një grek dhe dy rumunë, të gjithë të moshës 21 deri në 40 vjeç. Policia tha se ka sekuestruar 120 kg drogë, e cila ishte fshehur në makina të parkuara, e paketuar gati për shitje me pakicë.
Panorama
Odeta Nishani: Dhuna ndaj grave akt kriminal, të mari dënimin e merituar
Zonja e Parë, Odeta Nishani ka deklaruar sot se dhuna ndaj grave duhet të etiketohet si akt kriminal dhe të marë dënimin e merituar. “Jeta e shumë grave e vajzave që po këputet, në moshë shumë të re, nuk është më një fenomen sporadik , ajo tani ka filluar të marrë përmasa dhe po trondit nga rrënjët familjet shqiptare. Por ky shqetësim nuk duhet të ndahet vetëm midis nesh, ky shqetësim duhet të përfshijë gjithë opinionin publik si dhe vetë dhunuesit.
Berisha në ikje: Shtëpia e Visho Ajazit të ruhet nga Garda
Një nga vendimet që është firmosur sot nga kryeministri në ikje, Sali Berisha, është ai që sanksionon ruajtjen e shtëpisë së kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit, Visho Ajazi, nga Garda e Republikës.
Nuk dihet se përse është marrë ky vendim dhe pse pikërisht në këtë moment.
Vendimi është një shtesë në ligjin për banesat e personaliteteve që ruhen nga Garda e Republikës.
Visho Ajazi, emërimi i të cilit u kundërshtua ashpër nga opozita, mori detyrën menjëherë pasi Bujar Nishani u zgjodh president./ep.
Tema
PD kundër strukturës së re
Partia Demokratike reagoi menjëherë pas prezantimit nga Edi Rama të strukturës së qeverisë së re. Në një deklaratë për shtyp në selinë blu, deputeti Gerti Bogdani tha se ky është zullumi i radhës i koalicionit të mashtrimit të shqiptarëve.
Fidel Ylli: Gati të lë mandatin për ministër i Sporteve
Deputeti i qarkut të Beratit, Fidel Ylli ka folur sot për mediat duke hedhur poshtë zërat se ai do pranonte të linte mandatin për t’u bërë ministër. Ylli thotë se është i gatshëm ta lërë mandatin e deputetit sepse sipas tij, PS ka programin e duhur për të ndryshuar sportin. Kemi një program ambicioz i cili do të bëj ndryshime rrënjësore në sport duke filluar me bazën ligjore. Unë jam gati të lë mandatin e deputetit për ministër i Sporteve. Jam i angazhuar që do ti shpërbej edhe zonës time që më votoi por edhe partisë Socialiste”, u shpreh Ylli.
Ankimimi i PS për Shkodrën, Kolegji nis shqyrtimin
TIRANE- Kolegji Zgjedhor ka nisur shqyrtimin e ankimimit te PS-se pas vendimit te KQZ-se per rinumerimin e votave ne qarkun e Shkodres.
Ndaj kësaj vendimmarrje të KQZ-së, PS është ankuar në Kolegjin Zgjedhor, i cili ka nisur kete mesdite shqyrtimin.
Nderkohe, KQZ vijon procesin e numerimit. Perfaqesuesi ligjor i PS-se ne komision, Gjoncaj ka akuzuar kete institucion se po ben pis procesin dhe po vonon certifikimin e rezultatit te zgjedhjeve.
PANORAMA
Me 80 % Basha, lideri i ri i opozitës
TIRANË I sapo zgjedhur zyrtarisht si kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kërkoi dje përmes një deklarate zyrtare të mbajtur në selinë blu, bashkimin e gjithë demokratëve, duke qenë i vetëdijshëm për sfidat, që e presin në krye të kësaj partie.
Berisha: S’e miratoj ligjin për kontributin shëndetësor sepse Rama ka premtuar shëndetësi falas
Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, e nisi mbledhjen e qeverisë i qeshur, duke u thënë anëtarëve të kabinetit se kjo është hera e parë që ai nuk është kryetar i Partisë Demokratike.
Berisha uroi sërish kryetarin e ri të PD-së.
“Unë e di që ia keni uruar personalisht, por t’ia urojmë dhe sot,” tha Berisha.
Kryeministri deklaroi se nuk do miratohet projektligji për kontributin shëndetësor sepse qeveria e re ka premtuar shërbim shëndetësor falas. Berisha tha se qeveria e tij nuk bie ndesh me premtimet e mazhorancës së re.
Rama paraqet strukturën e Qeverisë së re
Kryeministri i ardhshëm i vendit Edi Rama do të paraqesë në orën 15:00 strukturën e qeverisë së re.
Ka qenë vetë Rama, i cili e ka dhënë këtë njoftim përmes rrjetit social Twitter.
Prezantimin e Ramës mund ta ndiqni drejtpërdrejt në Top Channel dhe Top News.
Top Channel
Vrau me thikë gruan, ‘arrest me burg’ 27 vjeçarit
TIRANE- GJykata e Krimeve te Renda ka caktuar sot masen e sigurise “arrest me burg” per Ersnik Gjoshi, 27 vjeç, autor i vrasjes së gruas së tij 17-vjeçare Anxhela Gjoshi, në fshatin Hekal të Tiranës.
Ai akuzohet për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.
Nje dite me pare, ne nje rrefim per “Panorama” babai i autorit, Ramiz Gjoshi thoshte se Anxhela ishte si vajza e tyre dhe martesa ishte bere pas vitesh njohjeje me pelqimin e paleve.
Babai i autorit të krimit thotë se e ka pyetur djalin më me saktësi çfarë kishte ndodhur dhe ku ishte gruaja e tij.