Arkiv-Lajme të përditësuara

Ja si u vra Marian Kola

Postuar në 22 Korrik, 2013 14:54

Mediat greke kanë transmetuar fotot e para të shqiptarit Marian Kola , i cili u vra nga forcat policore ditën e diel. Pas 15 ditësh kërkime dhe duke mos zbuluar asnjë gjurmë nga të arratisurit nga burgu i Tikalas, policia greke kish dalë në përfundimin se shqipatrët kishin kaluar kufirin për në Shqipëri.

PD, shumë anëtarë jashtë liste

Postuar në 22 Korrik, 2013 14:51

Procesi i votimit për kryetarin e ri të PD u shoqërua me probleme që lidheshin kryesisht me listat e anëtarëve. Pas një vëzhgimi të kryer nga Top Channel në qendrat e votimit të grup-seksioneve 8, 9 dhe 11 në Tiranë, problemi kryesor që u konstatua ishte mosgjetja e emrit në listën e votuesve.

Sipas anëtarëve të qendrave të votimit, ky problem u verifikua pasi shumë anëtarë nuk kishin rinovuar kartat e tyre të antarësisë, çka solli dhe mospërfshirjen e tyre në listën e zgjedhësve.

Lezha, Kolegji pranon kërkesën e PS

Postuar në 22 Korrik, 2013 14:48

olegji Zgjedhor ka pranuar pasditen e së hënës kërkesën e Partisë Socialiste për shpalljen të pavlefshëm rinumërimin e votave për qarkun e Lezhës. 

Vendimi në fjalë është përshëndetur nga nënsekretari për çështjet zgjedhore të PS, Koli Bele, i cili ka deklaruar se Kolegji lexoi ligjin siç duhet. 

“Vendimi i KQZ ishte një veprim i dukshëm antiligjor. PS kërkoi anulimin e këtij vendimi dhe Kolegji e miratoi kërkesën tonë”, ka deklaruar Bele në përfundim të seancës në selinë e Gjykatës së Apelit. 

Kujtimet e një ish-ambasadori: Pse nuk u hap porta e Shtëpisë së Bardhë për Nanon dhe Berishën

Postuar në 22 Korrik, 2013 08:01

Carl Rove

Nikola dhe Maja Dimitrov kishin hyrë ndërkohë në sallën e banketeve. U bashkuam me ta.

“Eja të takojmë Karl Rove”, më tha Nikola.

Arta dhe Maja u ndanë nga ne dhe humbën në sallonet e Shtëpisë së Bardhë, ndërsa Nikola dhe unë lëvizëm në krahun tjetër të sallës së banketeve.

Rove sapo hyri në sallë. Si zakonisht, prania e tij tërhiqte vëmendjen e të gjithëve. Në mungesë të Presidentit Bush, madje shumë herë edhe në prani të tij, Rove bëhej epiqendra e interesimeve për këdo që donte të realizonte një interes të caktuar në Shtëpinë e Bardhë.

Basha: Transparencë e plotë për 23 qershorin, të mos fshihen zullumqarët e krimit

Postuar në 22 Korrik, 2013 07:59

TIRANE- Deshmi te vlerave te demokracise dhe procesin e pare te vertete ne zgjedhjet brenda nje partie e ka quajtur kandidati per kryetarin e PD-se, Lulzim Basha procesin zgjedhor per liderin e ri te demokrateve. 

Pasi ka votuar ne seline e PD-se, Basha ka falenderuar anetaresine per gjitheperfshirjen dhe pjesemarrjen, nderkohe qe ka folur me tone te ashpra per mazhorancen e re dhe kreun e saj, i cili duhet te lejoje transparencen e plote te votave.

Shijak, arrestohet 43-vjeçari, kërcënoi bashkëshorten me armë

Postuar në 22 Korrik, 2013 07:58

Krimi në familje ka marrë përmasa të mëdha ditët e fundit. Sot një rast tjetër është shënuar në Shijak, ku 43-vjeçari ka kërcënuar me vdekje gruan e tij. 

Policia ka mundur të arrestojë  43-vjeçarin Gazmend Banushi, i cili dyshohet se ka kërcënuar me armë bashkëshorten e tij. 

Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasi Gazmend Banushi është denoncuar nga bashkëshortja e tij, Marjeta Banushi, e cila pretendon se është kërcënuar vazhdimisht nga i shoqi. 

PS kërkesë KQZ-së : Të shtyhet rinumëerimi i votave për Shkodrën

Postuar në 22 Korrik, 2013 07:50

Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genci Gjonçaj deklaroi sot se PS  ka depozituar një ankimim në Kolegj, ku kërkon shpalljen të pavlefshëm të vendimmarrjeve të KQZ-së për rinumërim në qarkun Lezhë dhe Shkodër. ”Kjo kërkesë e jona pritet të shqyrtohet sot në ora 14:00 nga Kolegji dhe nuk e kuptoj nxitimin për të vepruar. Nëse Kolegji e pranon kërkesën tonë gjithë veprimtaria e KQZ-së për ndryshimin e tabelave të zonave zgjedhore ose rinumërimin e votave në këto dy qarqe do jetë ‘nul’ juridikisht dhe kjo është një arsye që ju duhet ta administroni procesin me gjakftohtësi.

Prokuroria: Burgim të përjetshëm për Viktor Gushin, grabitësin e bankave që vrau 2 vetë

Postuar në 22 Korrik, 2013 07:49

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot burgim të përjetshëm për Viktor Gushin, të akuzuarin për 16 grabitje në banka dhe dy vrasje.

Në pretencën e vet Prokuroria ka ngritur ndaj Gushit 18 akuza, nga të cilat 2 raste për “Vjedhje me pasojë vdekjen”, tetë raste për “vjedhje me armë”, katër raste për “vjedhje me armë në tentativë”, tre raste për “plagosje e rëndë me dashje” dhe “mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Gushi akuzohet për vrasjen e arkëtares Leonora Kaloçi dhe të argjendarit Rrapo Sinanaj si dhe për plagosjen e tre personave të tjerë.

Zgjedhjet, Berisha: Do të pranoj rezultatin e KQZ-së

Postuar në 22 Korrik, 2013 07:48

Sali Berisha, kryeministër në detyrë dha këtë të hënë deklarata të forta sa i takon procesit zgjedhor të 23 qershorit. 

"Partia Demokratike nuk do të njohë asnjë pushtet të dalë nga votat e vjedhura. Ne do të njohim rezultatin që do të dalë nga rinumërimi i votave", tha Berisha për mediat.

Sipas Berishës, procesi i transparencës nuk shkon më shumë se 15 ditë dhe janë të gjitha mundësitë për të treguar vullnet dhe për të treguar para qytetarëve, atë që sipas Berishës, është e vërteta.

KQZ, nis rinumërimi për Shkodrën

Postuar në 22 Korrik, 2013 04:22

TIRANE- Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka nisur rinumerimin e kutive te votimit per Qarkun e Shkodres. 

Per rinumerimin jane vene ne pune 8 grupe numërimi, me nga 2 anëtarë.

Sipas vendimit te miratuar pak dite me pare, para se te niste rinumerimi per Lezhen, KQZ vendosi me 4 vota pro te rinumeroje edyhe 417 kuti votimi te qarkut te Shkodres. 

Nje dite me pare u mbyll procesi i rinumerimit te Lezhes, pas te cilit e djathta mori mandatin me 800 vota. Nderkohe qe ne rezultatin paraprak e majta kishte 533 vota me shume.

 

 

PANORAMA

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara