Basha: Transparencë e plotë për 23 qershorin, të mos fshihen zullumqarët e krimit

TIRANE- Deshmi te vlerave te demokracise dhe procesin e pare te vertete ne zgjedhjet brenda nje partie e ka quajtur kandidati per kryetarin e PD-se, Lulzim Basha procesin zgjedhor per liderin e ri te demokrateve.
Pasi ka votuar ne seline e PD-se, Basha ka falenderuar anetaresine per gjitheperfshirjen dhe pjesemarrjen, nderkohe qe ka folur me tone te ashpra per mazhorancen e re dhe kreun e saj, i cili duhet te lejoje transparencen e plote te votave.
“Ky është rasti i identitetit tonë, i vlerave tona politike, me diskreditimin që i bëhet vendit nëpërmjet vjedhjes dhe deformimit e tjetërsimit të vullnetit si provojnë kutitë e Lezhës e jo vetëm dhe tentativës institucionale të Ramës për të penguar transparencën e plotë, pa kontestuar rezultatet e konfirmuara, por pa i mohuar shqiptarëve të shikojnë se si dhe cfarë ka ndodhur në rrethanat kur faktorët e krimit të organizuar kanë deformuar vullnetin. Kjo është e palejueshme, e papranueshme në mes të Evropës. Unë i bëj thirrje PD të qëndrojnë fort në këtë cështje, është e identitetit tonë, si qytetarë të lirë dhe evropian, për të mos fshehur zullumqarët e krimit, aktet banditeske dhe kriminale në PS dhe në themel të ngurrimit të pafalshëm që të dënojë këto akte të shëmtuara të barbarizmit përballë vullnetit të shqiptarëve”- tha Basha.
PANORAMA
Add new comment