Prokuroria: Burgim të përjetshëm për Viktor Gushin, grabitësin e bankave që vrau 2 vetë

Postuar në 22 Korrik, 2013 07:49

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot burgim të përjetshëm për Viktor Gushin, të akuzuarin për 16 grabitje në banka dhe dy vrasje.

Në pretencën e vet Prokuroria ka ngritur ndaj Gushit 18 akuza, nga të cilat 2 raste për “Vjedhje me pasojë vdekjen”, tetë raste për “vjedhje me armë”, katër raste për “vjedhje me armë në tentativë”, tre raste për “plagosje e rëndë me dashje” dhe “mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Gushi akuzohet për vrasjen e arkëtares Leonora Kaloçi dhe të argjendarit Rrapo Sinanaj si dhe për plagosjen e tre personave të tjerë.

Policia mundi ta vërë në pranga pas vjedhjes së tij të fundit, ku mbeti e vrarë arkëtarja Leonora Kaloçi, pasi u kap nga një kamerë sigurie e vendosur në rrugë nga një biznes privat.

Në momentin e arrestimit, Gushi i pranoi të gjitha akuzat, duke përshkruar me hollësi të gjitha veprimet e kryera prej në secilën grabitje dhe vrasje.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.