Arkiv-Lajme të përditësuara
Tjetër dëmtim Parkut të Tiranës
Parku i Tiranës po humbet një tjetër pjesë të tij, si pasojë e ndërtimeve që kanë filluar në pjesën e pasme të Universitetit Politeknik të Tiranës.
Punimet po kryhen në emër të një projekti për zgjerimin e Universitetit, i cili duket se është edhe në shkelje të planit të miratuar nga vetë kryeministri Berisha, ku vija e parkut ishte planifikuar të kalonte aty ku mbaron godina ekzistuese, mirëpo realiteti duket se është i ndryshëm.
U kapën me arsenal armësh, arrest me burg për 2 poseduesit
DURRES- Gjykata e Durrësit dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” deri në përfundim të hetimit për shtetasit Afrim Hoxha dhe Hajri Qyra, të cilëve vetëm pak ditë më parë iu sekuestruar arsenal armësh. Sipas prokurorit të çështje, dy personat kanë bashkëpunuar me njëri- tjetrin.
Në seancën e sotme, i ndaluari, Afrim Hoxha tha se i kishte vendosur ai armët në makinën e të ndaluarit tjetër, Hajri Qyra. Nga hetimet e para të policisë, armët besohet se janë hrumbulluar për arsye trafikimi.
Aksident, 13-vjeçari në gjendje të rëndë. Familjarët apel për ndihmë
DURRËS-Një 13-vjeçar është përplasur nga një makinë sot në mesditë në Shijak. Djali ishte duke i dhënë një biçiklete, kur është përplasur nga një makinë që ecte me shpejtësi.
PS-ja kërkon nga Kolegji të shpallë të pavlefshëm rinumërimin
Juristët e PS-së theksojnë në kërkesë, se përderisa mbledhja e KQZ-së bëhet vetëm me 4 anëtarë të saj, atëherë produkti i kësaj mbledhjeje është i pavlefshëm dhe pasojat e tij janë “nul”
Baza ligjore
Për hartimin e kërkesës së tyre, socialistët kanë cituar si bazë ligjore tetë nene të Kodit Zgjedhor dhe përkatësisht nenet 22, 24, 145, 152, 153, 155, 156 dhe 158
Sqarimi
INTERVISTA/ Mark Frroku: Tani që u bëra deputet, misioni im do jetë bashkimi i kristian-demokratëve
Është fitimtar e madje jo pak i rëndësishëm në koalicionin e majtë, Aleanca Europiane. Mark Frroku, vëllai i të dyshuarit si autor i vrasjes së komisar Dritan Lamajt, është deputet i Kuvendit të Shqipërisë. I kandiduar nën siglën e Partisë Kristian Demokrate, Frroku ia ka dalë të marrë aq vota sa të sigurojë mandatin për zonën e Pukës. Tashmë, këtë sfidë e quan tw mbyllur, për të hapur në parlament një tjetër, më të rëndësishme. Bashkimin e kristian- demokratëve dhe krijimin e një flote ajrore për shuarjen e zjarreve.
PD: Nuk pranojmë rezultatin e zgjedhjeve
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, në një dalje para mediave theksoi se “rinumërimi i votave për Qarkun e Lezhës nxorri në dritën e diellit fytyrën e fitores së Edi Ramës i cili me bandat e tij të krimit, drogës dhe prostitucionit përmbysi rezultatin me terror”.
“Rezulton se Rama ka vjedhur me dhunë, terror e para’ të pista mbi 1000 vota në Qarkun e Lezhës. Rama dhe mediat e kontrolluara prej tij po kërkojnë të bllokojnë transparencën dhe ne i bëjmë thirrje që të ndalojë presionet dhe përpjekjet për të ndaluar rinumërimin e votave”, u shpreh Bogdani.
Basha: Mazhoranca, e zhbërë nga mashtrimi, vjedhja e shitblerja e votave
Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar prezantimin e platformës se tij për drejtimin e partisë në Fier, Patos, Mallakastër dhe Kamëz.
Vrau fqinjin në Paskuqan, familja e autorit të krimit braktis banesën
-Zhduket nga frika e hakmarrjes familja e autorit të vrasjes së ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Paskuqanit. Bashkëshortja e Besim Ndreut është lënë e lirë mëngjesit e djeshëm nga policia. Ajo është kthyer në banesë, duke u larguar së bashku me djalin e saj. Banesa e familjes Ndreu është braktisur, ndërsa është larguar edhe vëllai i autorit të krimit, i cili mësohet se prej disa kohësh kishte shkëputur komunikimin me të. Ndonëse jetonin në dy banesë ngjitur njëra me tjetrën, vëllai i Besim Ndreut, është detyruar të largohet pas krimit të rëndë, ku mbeti viktimë Artur Gjiza.
KQZ nis rinumërimin e Lezhës, deri tani asnjë ndryshim rezultati
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi paraditen e sotme rinumërimin e kutive të votimit për qarkun e Lezhës. Aktualisht janë 8 grupe punë për të rinumëruar votat e 248 kutive të Lezhës. Vendimi i nje dite me pare shkaktoi hije dyshimi të forta tek përfaqësuesit ligjore të majtë në këtë institucion të cilët kujtuan precedentin e zgjedhjeve lokale të 2011 kur kutitë e votave u manipuluan.
248 kutitë e votimit të Lezhës janë sjellë në ambientet e KQZ-së nga magazinat e Lundrës gjatë mbrëmjes së djeshme, ndërsa është parashikuar që çdo ditë të numërohen rreth 80 kuti.
PS e LSI: KQZ nën presionin e PD-së, do mbajnë përgjegjësi nëse përpiqen të deformojnë rezultatin
Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë thënë se KQZ është shtyrë nga presioni politik i PD-së, për të ndërmarrë veprimin për hapjen e kutive në Qarkun e Lezhës dhe Shkodrës.
