KQZ nis rinumërimin e Lezhës, deri tani asnjë ndryshim rezultati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi paraditen e sotme rinumërimin e kutive të votimit për qarkun e Lezhës. Aktualisht janë 8 grupe punë për të rinumëruar votat e 248 kutive të Lezhës. Vendimi i nje dite me pare shkaktoi hije dyshimi të forta tek përfaqësuesit ligjore të majtë në këtë institucion të cilët kujtuan precedentin e zgjedhjeve lokale të 2011 kur kutitë e votave u manipuluan.
248 kutitë e votimit të Lezhës janë sjellë në ambientet e KQZ-së nga magazinat e Lundrës gjatë mbrëmjes së djeshme, ndërsa është parashikuar që çdo ditë të numërohen rreth 80 kuti.
Ndërkohë nga numërimi i 40 kutive të para të votimit nuk ka pasur ndonjë ndryshim në krahasim me rezultatin e 23 qershorit.
284 KUTI
Është në total numri i kutive të votimit të Qarkut Lezhë që do të rinumërohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
39 MIJË VOTA
Nga rezultati fillestar i Qarkut të Lezhës, koalicioni i majtë ka siguruar 39.242 vota në zgjedhjet e 23 qershorit.
38 MIJË
Koalicioni i djathtë, referuar rezultatit fillestar të zgjedhjeve në Qarkun e Lezhës ka siguruar 38.903 vota në total.
80 KUTI
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që nga 284 kutitë në total të Qarkut të Lezhës të numërojë 80 kuti në ditë.
Shqip

Add new comment