Arkiv-Lajme të përditësuara
Kontestimi, Olldashi: Proçesi u deformua, nuk kishte garë
TIRANË Në fillim të garimit për drejtimin e partisë, Sokol Olldashi, doli nga selia blu i sigurtë se periudha 20 ditore e lënë në dispozicion të tij, dhe kandidatit rival Lulëzim Basha, do të ishte një proçes i drejtë zgjedhjesh brenda partisë. Por në fund të këtij procesi, Olldashi nuk mendon se kishte garë, tanimë jo nga selia blu, por nga dikasteri që ai drejton, ministria e Transporteve. “Ishte një gabim”, – u shpreh ai, duke radhitur edhe arsyet. “Përzgjedhja e kryetarit te ri të PD-së, u bë përmes një procesi tërësisht të deformuar.
Arvizu lëshon një thumb: Ka pasur pikëpyetje për votimin në PD, por i uroj Bashës fat
Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, duke komentuar zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike, tha se i uron fituesit Lulzim Basha fat, por nuk la pa përmendur faktin se ka pasur pikëpyetje për procesin.
SERBIA KËRKON OPERATOR TË TRETË TË LICENCUAR NË KOSOVË
Bisedimet teknike të cilat po zhvillohen në Bruksel rreth çështjeve të telekomunikacionit në Kosovë, kanë hyrë në fazën kritike për shkak se pala serbe po kërkon operator të tretë të licencuar në Kosovë, i cili sipas tyre, do të duhej të ishte gjithëpërfshirës. Kërkesa e tyre thonë se është bazuar në kompromis për çështjen e kodit shtetëror telefonik për Kosovën.
Berisha: Vazhdojmë me koncesionet
Në mbledhjen e radhës të qeverisë, kryeministri në detyrë, Sali Berisha deklaroi se qeveria e kryesuar prej tij do të vazhdojë punën normalisht me nënshkrimin e kontratave koncesionare me kompanitë private, pavarësisht deklaratave të PS-së për anulimin e tyre.
“Janë dhjetra koncesione për hidrocentrale dhe me gjithë zotimin e zyrës së kryeministrit të zgjedhur, sic e quan ai veten, se do anulojë cdo koncesion, kjo qeveri do vazhdojë të bëjë detyrën e vet”, tha Berisha.
Për kosovarët, s’ka azil e as vende pune në Francë
Ambasadorja e Francës në Prishtinë, Maryse Daviet, ka thënë se migrimi ilegal dhe kërkimi i azilit nga qytetarët të Kosovës në Francë po e dëmton shumë imazhin e Kosovës në Francë dhe në vendet e tjera të Shengenit. Daviet ka thënë se norma e refuzimit të azilkërkuesve është 98 për qind. Sipas saj, pothuajse 100 për qind prej tyre kanë hyrë ilegalisht në Francë.
Rama dhe Linda shtrojnë iftar: Harmonia fetare, vlerë e jashtëzakonshme. Ta ruajmë
TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste, njëkohësisht kryeministri i zgjedhur, Edi Rama bashkë me bashkëshorten Linda kanë shtruar iftar për besimtarë myslimanë në nderim të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Në fjalën e tij Rama vlerësoi harmoninë fetare në vend, ndërsa bëri thirrje për të punuar më shumë për ruajtjen e saj.
Kolegji Zgjedhor pranon ankimimin e LSI për qarkun e Kukësit
Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën ankimore të LSI-së për qarkun e Kukësit. Mbledhja pritet të nisë rreth orës 18:00.
LSI kërkoi rishikimin e rezultatit zgjedhor në qarkun e Kukësit, ku pretendon se mund ta marrë edhe një mandat për shkak të rezultatit shumë të ngushtë prej 15 votash.
Nëse Kolegji Zgjedhor i jep të drejtë LSI-së, konfigurimi për qarkun e Kukësit do të ndryshonte të vetmen zonë të Shqipërisë, ku dominoi e djathta, duke e çuar ndarjen e mandateve në ekuilibër: dy për PD, 1 për PS dhe 1 për LSI.
DITA
Basha kryetari i ri i PD-së: Do ndërtojmë opozitë krijuese të fortë ballore dhe alternative
Fitues i garës për kreun e PD-së është shpallur Lulëzim Basha. Ai ka marë 80.39%, dhe rivali i tij 19.61% të votave. Kreu i ri i PD-së, në fjalën e tij të parë pas zgjedhjes falënderoi rivalin e tij për këtë post, Sokol Olldashin si dhe çdo demokrat që i dha besimin për drejtimin e Partisë Demokratike. “Ju falenderoj nga zemra për besimin që më dhatë për të marrë drejtimin e PD, partinë e vlerave dhe idealeve më të larta, forcës së shembjes se komunizmit dhe të implementimit të lirisë.
Mustafaj: Basha t’i caktojë kufij Berishës
Për të folur për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike në studion e edicionit qendror të lajmeve në Top Channel ishte anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, zoti Besnik Mustafaj.
Po bëhet epidemi/ Arrestohet pasi tentoi të vrasë gruan me sëpatë. Në Shijak burri ndjek gruan me pistoletë në rrugë
Policia e Tiranës bëri të ditur se ka arrestuar në kushtet e flagrancës një 48 vjeçar, pasi tentoi që të vriste me sëpatë të shoqen e tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Shkozë, ndërsa i arrestuari është Bashkim Hysa, kurse e dhunuara është Vjollca Hysa.
Një ditë më parë në Shijak është arrestuar një person, që po ndiqte me pistoletë në rrugë të shoqen.
I arrestuari është Gazmend Banushi, 43 vjeç, banues në Koxhas të Shijakut.
Bashkëshortja e tij, e dhunuar barbarisht nga i shoqi, ka tentuar që të largohet fshehtas nga banesa me vajzën.