Arkiv-Lajme të përditësuara

Shqiptarët e arratisur nga burgu grek, AP: MJ të negociojë për dorëzimin dhe garantimin e jetës

Postuar në 26 Korrik, 2013 08:40

TIRANE- Avokati i Popullit i kërkon Ministrisë së Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dhe strukturave të saj në shtetin grek që të luajnë një rol aktiv negociues per forezimin e shqiptareve te arratisur nga burgu dhe garantimin e jetës së tyre.

Duke reaguar pas ankeses se familjarëve te një prej personave të arratisur, por edhe nga lajmet e publikuara në media  Totozani shpreh keqeardhjen per humbjen e jeteve.

Kolegji pushon hetimet për Shkodrën, PS kërkon rivotim në Lezhë

Postuar në 26 Korrik, 2013 08:39

Kolegji Zgjedhor pranoi sot kërkesën e Partisë Socialiste për pushimin e hetimeve lidhur me çështjen e qarkut të Shkodrës. 

Gjatë një daljeje për mediat, përfaqësuesi i PS-së, Koli Bele, tha se KQZ-ja e ka përfunduar tashmë rinumërimin e votave për Shkodrën dhe se ankesa e partisë që ai përfaqëson, tashmë do t’i referohet procedurës së KQZ-së dhe jo tabelave përmbledhëse. 

“Iu drejtuam kolegjit, pasi KQZ-ja mori vendim të kundërligjshëm si për qarkun e Shkodrës dhe atë të Lezhës. Një nga arsyetimet ishte edhe vonesa në daljen e rezultatit përfundimtar. 

Shkelje me prokurimet me fondet publike, KLSH ndjekje penale për dy zyrtarë të Bashkisë Fier

Postuar në 26 Korrik, 2013 08:38

 Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar shkelje ligjore në lidhje me prokurimet me fondet publike dhe ka  dërguar për kallëzim penal Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Zbatimit të Legjislacionit dhe ish-Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Urbanistikës në Bashkinë Fier. Lajmi është bërë i ditur nga  KLSH nëpërmjet një deklarate për shtyp.

Pronat, AKKP pritet të rithemelohet. Plan për transparencën e tapive

Postuar në 26 Korrik, 2013 08:36

Modeli kroat - Kabineti qeveritar i Kroacisë ka një ngjashmëri të madhe me strukturën e paraqitur nga Rama dy ditë më parë. Ngjashmëria është në formimin e disa dikastereve. Në Kroaci, Arsimi dhe Sporti janë bashkë 

ZRPP-ja dhe AKPP-ja pritet të bashkohen në një drejtori të vetme

OKB: Shqetësim për “21 janarin”, fajtorët të dalin para drejtësisë

Postuar në 26 Korrik, 2013 08:34

Komiteti i OKB për të drejtat e njeriut  ka shprehur shqetësimin për ngjarjen e “21 janarit”, për shkak se fajtorët e saj ende nuk kanë dalë para drejtësisë.

Në konkluzionet e publikuara nga ky komiteti pas raportit të dytë të Shqipërisë, i bëhet thirrje shtetit shqiptar të përmbyllë hetimet për 21 janarin duke garantuar standardet ndërkombëtare të hetimit, ndërsa përgjegjësit e ngjarjes të ndëshkohen në mënyrën e duhur.

Konflikt për tokën e Kishës së Laçit

Postuar në 26 Korrik, 2013 08:33

Kisha e Laçit, e njohur si Shena Ndou nuk eshte vetem nje vend pelegrinazhi ku besimtare te te gjitha feve shkojne çdo dit. 

Por edhe nje vend ku konflikti per pronesine e nje pjese toke ka hapur shume probleme. Per shkak te ketij konflikti disa vite me pare nje klerik eshte dhunuar ne ambientet e brendeshme te kishes se shenjte. 

Kolegji rrëzon kërkesën e Dritan Priftit për kutitë e Fierit

Postuar në 26 Korrik, 2013 03:34

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e kandidatit të pavarur Dritan Prifti për të numëruar të gjitha votat e qarkut të Fierit. Në mbledhjen e djeshme, trupi gjyqësor me relator Klinton Spahiun, e cilësoi si të pabazuar në prova dhe ligj kërkesën e ish-deputetit dhe ministrit të Lëvizjes Socialiste për Integrim për zonën zgjedhore të dytën në vend për nga madhësia. 

Donald Lu do të jetë ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri

Postuar në 26 Korrik, 2013 03:34

Presidenti amerikan, Barack Obama emëroi diplomatin Donald Lu si ambasador i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. 

Përmes një deklarate për shtyp, Presidenti Obama shprehet për kandidaturën e zotit Lu si dhe kandidaturat e tjera për poste të rëndësishme administrative të njoftuara të enjten: 

“Këta individë kanë treguar njohuri dhe përkushtim gjatë gjithë karrierës së tyre. Ndjehem mirënjohës që kanë pranuar të marrin mbi vete role të rëndësishme dhe mirëpres punën me ta në muajt dhe vitet në vijim”.

AMA vazhdon të shkelë ligjin,çon përpara licencimin e rrjeteve

Postuar në 26 Korrik, 2013 03:32

Pavarësisht se i mungon kuorumi i nevojshëm, kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive Endira Bushati, vijon përpjekjet për të përmbyllur miratimin e akteve që lidhen me transmetimet numerike. Mbledhjen e radhës Bushati e zhvilloi vetëm me operatorët lokal, pasi televizionet kombëtare Top Channel, TV Klan përfshi platformën më të madhe në vend DigitAlb e kanë bojkotuar këtë proces.

Basha njofton ngritjen e grupeve për mbrojtjen e të pushuarve, Dokle: Lulushi pushoi edhe pastrueset

Postuar në 26 Korrik, 2013 03:30

Lulzim Basha, pas zgjedhjes në krye të PD-së, ka thënë për TCH se ka filluar ngritjen e grupeve të juristëve, për të mbrojtur ata që do të pushohen nga administrata nga ana e qeverisë së re.

Sipas Bashës, grupi i juristëve dhe avokatëve do të jetë në të gjitha rrethet dhe do të japë konsulenca falas për të gjithë personat që do të pushohen nga puna.

Pas kësaj ka reaguar deputeti socialist, Namik Dokle, i cili i ka kujtuar Bashës pushimet masive nga puna, pas emërimit të tij si kryebashkiak i Tiranës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara