Arkiv-Lajme të përditësuara

HOLLANDE I ANKOHET JAHJAGËS PËR AZILKËRKUESIT

Postuar në 26 Korrik, 2013 03:29

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka takuar të enjten në Slloveni Presidentin e Francës Francois Hollande, me të cilën ndër të tjera ka diskutuar edhe për cështjen e azilkërkuesve të Kosovës në shtetin frëng.

Sipas një njoftimi të Presidencës së Kosovës, Jahjaga ka premtuar se do të angazhohet personalisht për të ndërprerë valën e migrimit legal.

Zgjedhjet në PD, Patozi: Garë false. Berisha gaboi

Postuar në 26 Korrik, 2013 03:28

Partia Demokratike, tashmë në opozitë ka prej 3 ditësh kryetarin e saj të ri. Por përtej entuziazmit të shprehur nga ish-kryetari Berisha dhe kryetari i ri, Basha, duket se situata nuk është aq rozë brenda Selisë Blu. Këtë e paralajmëroi kandidati tjetër, ai humbës, Sokol Olldashi, i cili ndër të tjera as nuk uroi fituesin e garës, Lulzim Basha. 

Vrau gruan me 5 plumba dhe u vetëplagos, vdes në spital Ilirjan Cani

Postuar në 25 Korrik, 2013 15:04

TIRANE- Ka ndërruar jetë në spital, Ilirjan Cani, i cili qelloi për vdekje gruan e tij, 37- vjeçare, Alketa Cani. 39 vjeçari, nënoficer i një reparti ushtarak në periferi të Tiranës, qëlloi me pesë plumba gruan brenda në banesë, në rrugën “Sadik Petrela”

Ilirjan Cani mbeti i plagosur, kur pas krimit tentoi të vriste edhe veten dhe ndodhej në gjendje të rëndë, në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Arrestime në Vlorë për ndërtimet pa leje

Postuar në 25 Korrik, 2013 15:02

Një qytetar i Sarandës është arrestuar pasi ka shkatërruar tërësisht ishullin që e shfrytëzonte për biznes privat.

Nga strukturat e seksionit kundër Krimit Ekonomik, është ekzekutuar masa e arrestit nga Gjykata e Sarandës, në ngarkim të shtetasit Sotir Dhiamanti Vito vjeç 40 banues në Ksamil për veprat penale ‘shkatërrim i pronës dhe ndërtim i paligjshëm’.

Berisha: Zgjedhja e Bashës në krye të PD-së ka sëmurur dhe tmerruar Edi Ramën

Postuar në 25 Korrik, 2013 15:00

Kryeministri në detyrë Sali Berisha komentoI në rrjetin social “Facebook” zgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike.  Ai tha se që prej humbjes në zgjedhjet e vitit 2011, Rama vuan kompleksin e inferioritetit dhe e konsideron veten “kurban” të Bashës.

KQZ përfundon rinumërimin e Qarkut të Shkodrës, nuk ka ndryshim mandatesh mes PD dhe PR

Postuar në 25 Korrik, 2013 14:58

Rinumërimi i votave të Qarkut të Shkodrës nga KQZ-ja nuk ka sjellë asnjë ndryshim mandati. Nga rinumërimi i tetë KZAZ-ve që ky qark, nuk janë konstatuar parregullsi apo shkelje që të kenë ndikim në rezultat. Nga rinumërimi, PD-së iu shtuan 78 vota duke e ruajtur mandatin e saj, ndërsa PR-ja nuk arriti të fitonte mandatin e pretenduar.

Në fund të procesit, komisioneri i KQZ-së, Hysen Osmani, deklaroi për mediat se ky proces punë i shërbeu në maksimum transparencës.

Rama takon aleatët

Postuar në 25 Korrik, 2013 14:51

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar pasditen e së enjtes një takim me disa nga aleatët e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane. 

Pas takimit, Spartak Ngjela ka deklaruar se është rikonfirmuar marrëveshja mes palëve, ndërsa Mark Frroku i Partisë Kristian Demokrate ka konfirmuar se gjatë këtij takimi është caktuar një koordinator mes Partisë Socialiste dhe aleatëve për të diskutuar lidhur me zbatimin e marrëveshjes.

Kryeministri i zgjedhur Edi Rama nuk ka dhënë asnjë prononcim për mediat.

 

 

 Top Channel

Nishani: Integrimi, objektivi strategjik. I bindur në angazhimin serioz të maxhorancës së re

Postuar në 25 Korrik, 2013 08:15

Presidenti Bujar Nishani, duke theksuar domosdoshmerine e thellimit te bashkepunimit rajonal, ka garantuar se Shqiperia eshte per marredhenie te paqta me gjithe vendet e rajonit.

Gjate fjales se mbajtur ne Takimin e Kryetarëve të Procesit të Brdo-s, Nishani ka shprehur angazhimin per reformat drejt integrimit, duke shpresuar edhe ne angazhimin serioz të maxhorancës së re qeverisëse, të dalë nga zgjedhjet e fundit. 

Tiranë, burri dhunon gruan në shkallët e gjykatës

Postuar në 25 Korrik, 2013 08:12

Një rast tjetër i dhunës në familje është shënuar  në shkallët e gjykatës ditën e sotme, ku burri ka goditur ish-gruan e tij. Ngjarja e paprecedentë ka ndodhur mesditën e sotme në Gjykatën e Tiranës, teksa në katin e tretë të kësaj godine zhvillohej procesi i kujdestarisë së fëmijë mes çiftit Sefa.

Bëhet me dije se pasi është dhënë vendimi për kujdestarinë e fëmijës, në kohën kur po dilnin nga salla e gjyqit 38-vjeçari e ka qëlluar me shpullë 25-vjeçaren A.Sefa. 

Sipas të dhënave shkak është bërë dhënia e kujdestarisë së fëmijës nënës. 

Raporti: 1 në 12 ushtarakë, i ngacmuar seksualisht nga kolegët

Postuar në 25 Korrik, 2013 08:11

Hije dyshimi mbi skandale seksuale edhe në ushtrinë shqiptare. Gjatë një ankete të zhvilluar për të matur vetëvlerësimin gjinor në Forcat e Armatosura, 14 ushatarakë kanë pranuar se gjatë karrierës së tyre janë bërë pre e ngacmimeve seksuale. Raporti është prezantuar dje në Qendrën e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, ku rezultoi se 11 femra dhe 3 meshkuj kanë pranuar ngacmimet seksuale në punë.  Raporti studimor për “Vetëvlerësimin Gjinor në Forcat e Armatosura” është prezantuar znj.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara