KQZ përfundon rinumërimin e Qarkut të Shkodrës, nuk ka ndryshim mandatesh mes PD dhe PR

Postuar në 25 Korrik, 2013 14:58

Rinumërimi i votave të Qarkut të Shkodrës nga KQZ-ja nuk ka sjellë asnjë ndryshim mandati. Nga rinumërimi i tetë KZAZ-ve që ky qark, nuk janë konstatuar parregullsi apo shkelje që të kenë ndikim në rezultat. Nga rinumërimi, PD-së iu shtuan 78 vota duke e ruajtur mandatin e saj, ndërsa PR-ja nuk arriti të fitonte mandatin e pretenduar.

Në fund të procesit, komisioneri i KQZ-së, Hysen Osmani, deklaroi për mediat se ky proces punë i shërbeu në maksimum transparencës.

“Mund të themi se në disa zona zgjedhore si në atë nr.1, vota ishte deformuar dhe ne bëmë verifikimin. Nga ky verifikim u vu re se nuk ka ndryshim mandatesh, as jashtë koalicioneve zgjedhore dhe as brenda tyre.

PR-ja pretendoi një mandat dhe pas verifikimit, diferenca vetëm u thellua. Nga 78 vota që ishte diferenca, ajo shkoi në 236 vota. Pra, kjo forcë u sqarua dhe u bind se nuk i ishte cenuar vota. Po ashtu, edhe dy parti të tjera dhe në përgjithësi, jam i kënaqur që vota ka shkuar atje ku i kishte dërguar elektorati. Lidhur me një ankimim të mundshëm të PR-së për një procesverbal që nuk është gjetur, mendoj se mund të ketë ndodhur një ngatërresë e ndonjë komisioneri që s’e ka futur në kutinë e duhur, por në tërësi të dhënat rakordonin, kështu që mendoj se z.Madhi nuk ka më arsye të ankimohet. Jam i kënaqur me organizimin që KQZ-ja i ka bërë procesit zgjedhor e po ashtu, që  kutitë e votimit në Lundër, për të cilat u tha se ishin ndërhyrë, u konstatua se integriteti i tyre ishte i pacenuar,” – ka thënë Osmani.

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.