Tiranë, burri dhunon gruan në shkallët e gjykatës

Postuar në 25 Korrik, 2013 08:12

Një rast tjetër i dhunës në familje është shënuar  në shkallët e gjykatës ditën e sotme, ku burri ka goditur ish-gruan e tij. Ngjarja e paprecedentë ka ndodhur mesditën e sotme në Gjykatën e Tiranës, teksa në katin e tretë të kësaj godine zhvillohej procesi i kujdestarisë së fëmijë mes çiftit Sefa.

Bëhet me dije se pasi është dhënë vendimi për kujdestarinë e fëmijës, në kohën kur po dilnin nga salla e gjyqit 38-vjeçari e ka qëlluar me shpullë 25-vjeçaren A.Sefa. 

Sipas të dhënave shkak është bërë dhënia e kujdestarisë së fëmijës nënës. 

Mësohet se çifti nga Tirana edhe gjatë seancave të tjera ka pasur përplasje me njëri-tjetri në lidhje me kujdestarinë e fëmijës 3 vjeç. Gjykata pasi dhe vendimin e divorcit, vendosi që për shkak të moshës fëmija të jetë nënë kujdestarinë e nënës. Policia ka shoqëruar bashkëshortin që qëlloi gruan.

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.