Arkiv-Lajme të përditësuara

Kolegji shtyn për dy ditë vendimin për votat e Shkodrës

Postuar në 25 Korrik, 2013 08:10

KQZ, kohë për mbylljen e rinumërimit, Madhi: Na duhen 200 vota plus PD-së për mandatin

BLEDAR HOTI

FRD hap dyert për të zhgënjyerit nga gara brenda Partisë Demokratike

Postuar në 25 Korrik, 2013 08:07

Fryma e Re Demokratike duket se është shtëpia më e përshtatshme për të gjithë ata të zhgënjyer nga gara brenda Partisë Demokratike.

Në Shkodër, ku anëtarët e PD u penguan që të votojnë për kryetarin e ri, kanë nisur bisedimet me Frymën e Re Demokratike, raporton e përditshmja Shqip.

Kandidati i FRD, Fatlum Nurja, e ka konfirmuar këtë lajm për gazetën Shqip.

Rama: Kriza, e thellë; audit ndërkombëtar

Postuar në 25 Korrik, 2013 08:06

Në një takim me drejtues të bankave në Shqipëri, kryeministri i ardhshëm Edi Rama deklaroi se duhet ndërtuar një strukturë e ndërmjetme mes qeverisë dhe botës së sipërmarrjes. 

"Eshtë fakt që sot kemi cerekun e kredive të konsideruara të këqija. Duhen ndërmarrë hapa të nevojshëm për të kapërcyer një situatë që nuk duhet të përkeqësohet", tha Rama.

Qeverisja e re, Rama takon sot aleatët

Postuar në 25 Korrik, 2013 04:22

TIRANE- Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, do të presë sot në një takim krerët kryesorë të partive aleate, që kanë arritur një numër të lartë votash. Rama ka ftuar në takim Skënder Gjinushin, Paskal Milon, Petro Koçin, Mark Frrokun dhe Spartak Ngjelën. 

Natën që Marian Kola u vra, RENEA sulmoi fshatin e tij

Postuar në 25 Korrik, 2013 04:21

Policia shqiptare ka qenë e koordinuar me atë greke në operacionin që u finalizua me eliminimin e të arratisurit nga burgu, Marjan Kola. E ndërsa Marian Kola jepte shpirt nga plumbat e policisë greke, policia shqiptare sulmoi Vigun (vendbanimin e familjes së tij), nga dy rrugët që të fusin në këtë zonë: nga Vau i Dejës dhe nga zona e Kreshtës, mali që ndan Lezhën me Shkodrën. Mësymja ka ndodhur rreth mesnatës, më 20 korrik 2013, ndërsa forcat e shumta policore kanë hyrë nga Zadrima. Informacioni u njoftua për gazetën “Shekulli” nga banorë të zonës, të cilët kishin përjetuar ankth e panik.

Vendimi, jepen edhe 7 HEC-e me koncension

Postuar në 25 Korrik, 2013 04:19

Këshilli i Ministrave miratoi dje dhënien me koncesion të një serie hidrocentralesh, pavarësisht paralajmërimit të Partisë Socialiste se kur të formohet qeveria e re ato do të prishen. Por kryeministri Berisha u shpreh se, janë historia më e madhe e suksesit në këtë vend. Kështu qeveria dje miratoi dhënien me koncesion të hidrocentralit “Driza 1”, të hidrocentralit “Gjadër”, të hidrocentralit “Zall Xhuxhe”, të hidrocentralit “Plepi”, të hidrocentralit “Kalivar”, të hidrocentralit “Kolosjan”, të hidrocentralit “Viliq”, tha Berisha.

DEBATI në sallën e gjyqit, Dajti akuzon personat që e kanë identifikuar si autor të vrasjeve

Postuar në 25 Korrik, 2013 04:18

Dritan Dajti duket se ka një strategji të qartë, jo vetëm të tallet me drejtësinë shqiptare, por dhe të sulmojë dëshmitarët e vetëm që e akuzojnë atë si autor të vrasjes së katër efektivave të policisë.

Ashtu si edhe pritej, seanca e radhës në Gjykatën e Krimeve të Rënda, nuk ka shërbyer për gjë tjetër, veçse për deklarimin e akuzave kërcënuese të Dritan Dajtit.

Dhe gjatë seancës Dajti ka akuzuar sërish shefin e zyrës për mbrojtjen e dëshmitarëve, Arjan Muça, si dhe ka kërkuar të ballafaqohet me Flamur Gashin, kërkesë kjo që është rrëzuar nga gjykata.

JAHJAGA E NIKOLIC SOT NË SAMITIN E BËRDOS

Postuar në 25 Korrik, 2013 04:16

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolic sot marrin pjesë në samitin e Procesit të Bërdos, në Slloveni, ku pritet të jenë tetë presidentë të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Kjo nismë vjen nga presidentët Borut Pahor dhe Ivo Josipoviq, të cilët shihen si promoter të zgjerimit të mëtejmë të Bashkimit Evropian dhe të raporteve të mira ndërfqinjësore në rajon.

Praninë e tij e ka konfirmuar edhe presidenti i Francës François Hollande, i cili do t’iu drejtohet të pranishmëve me një fjalim.

Struktura e qeverisë së re

Postuar në 25 Korrik, 2013 04:15

Nga zyra e kryeministrit të zgjedhur në selinë e Partisë Socialiste, Edi Ramës iu deshën reth 14 minuta për të bërë publike strukturën e qeverisë së re si hapin e parë të këtij procesi që do të vijojë më pas me emrat e ministrave, për të cilët ai tha se do të bëhen të ditur në fund të gushtit. Ndërsa nëpërmjet një postimi në Tëitter, Rama zbuloi se qeveria e ardhshme do ketë numrin më të madh të grave në historinë e vendit. 

Marrëdhëniet me Kosovën vendimtare për Serbinë

Postuar në 24 Korrik, 2013 15:17

Beograd, 24 korrik - Nga Serbia, sipas të gjitha gjasave, pritet që Komisionit Europian t’ia dorëzojë planin aksional për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, e cila më kuadër të kreut 35 do të trajtohet nga fillimi deri në fund të negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE.

Duke u thirrur në burime diplomatike në Bruksel, gazeta serbe “Danas” shkruan se kjo do të mund të bëhet pasi nuk ekzistojnë arritjet juridike të BE-së për lëmin e potencuar, në bazë të të cilave do të zbatohej ekzaminimi i gjendjes“, transmeton Telegrafi.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara