Marrëdhëniet me Kosovën vendimtare për Serbinë

Beograd, 24 korrik - Nga Serbia, sipas të gjitha gjasave, pritet që Komisionit Europian t’ia dorëzojë planin aksional për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, e cila më kuadër të kreut 35 do të trajtohet nga fillimi deri në fund të negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE.
Duke u thirrur në burime diplomatike në Bruksel, gazeta serbe “Danas” shkruan se kjo do të mund të bëhet pasi nuk ekzistojnë arritjet juridike të BE-së për lëmin e potencuar, në bazë të të cilave do të zbatohej ekzaminimi i gjendjes“, transmeton Telegrafi.
Sipas burimeve të gazetës serbe KE do të ketë mundësi të ngrijë negociatat në qoftë se verifikohet se Beogradi po frenon procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën. Në KE thonë se, me përjashtim të kreut 35, korniza e negociatave me Serbinë do të jetë e njëjtë si në rastin e Malit të Zi.
Koha ditore
Add new comment