Vendimi, jepen edhe 7 HEC-e me koncension

Postuar në 25 Korrik, 2013 04:19

Këshilli i Ministrave miratoi dje dhënien me koncesion të një serie hidrocentralesh, pavarësisht paralajmërimit të Partisë Socialiste se kur të formohet qeveria e re ato do të prishen. Por kryeministri Berisha u shpreh se, janë historia më e madhe e suksesit në këtë vend. Kështu qeveria dje miratoi dhënien me koncesion të hidrocentralit “Driza 1”, të hidrocentralit “Gjadër”, të hidrocentralit “Zall Xhuxhe”, të hidrocentralit “Plepi”, të hidrocentralit “Kalivar”, të hidrocentralit “Kolosjan”, të hidrocentralit “Viliq”, tha Berisha. Kjo qeveri vazhdon normalisht ushtrimin e detyrave të veta deri në mbledhjen e fundit të saj. Është kjo qeveri e cila ka hapur siparin dhe ka bërë të mundur që në Shqipëri, nga viti 2008 e deri më sot, të firmosen në sektorin privat mbi 130 kontrata për ndërtimin e mbi 370 hidrocentraleve, po të marrim edhe këto që miratojmë sot. Kjo është një ndër historitë më të shkëlqyera të suksesit që ky vend ka pasur ndonjëherë, dëshmi e një besimi të madh të biznesit për klimën e investimeve në Shqipëri, por edhe dëshmi e një kuadri të shkëlqyer ligjor që qeveria miratoi për shfrytëzimin sa më të madh të kësaj pasurie kombëtare që është edhe pasura e parë e shqiptarëve”, tha Kryeministri në mbledhjen e sotme të qeverisë.

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.