Qeverisja e re, Rama takon sot aleatët

Postuar në 25 Korrik, 2013 04:22

TIRANE- Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, do të presë sot në një takim krerët kryesorë të partive aleate, që kanë arritur një numër të lartë votash. Rama ka ftuar në takim Skënder Gjinushin, Paskal Milon, Petro Koçin, Mark Frrokun dhe Spartak Ngjelën. 

Takimi i kreut të Partisë Socialiste me aleatët kryesorë vjen një ditë pas prezantimit të strukturës së re qeverisëse, dhe tashme me aleatët pritet të respektohet marrëveshja parazgjedhore për përfshirjen e tyre në qeverisje. Dje, Rama ka mbledhur dhe Këshillin e të Urtëve, të cilët i ka falënderuar për këshillimin politik të vazhdueshëm. 

Kreu i maxhorancës së re u ka bërë me dije anëtarëve të Këshillit të të Urtëve se bashkëpunimi dhe këshillimi politik do të vazhdojë sërish, por tashme në qeverisje. Në këtë takim ka munguar Et’hem Ruka dhe Servet Pëllumbi.

 

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.