Arkiv-Lajme të përditësuara

Topalli: Demokratët i dolën zot partisë së tyre

Postuar në 23 Korrik, 2013 06:44

Jozefina Topalli e konsideron procesin e zgjedhjes së kryetarit të PD-së një proces emancipues, të civilizuar e demokratik. Në një postim në Facebook pak kohë pas shpalljes së fitores së Lulzim Bashës, Topalli shkruan se me procesin e djeshëm, demokratët treguan vullnetin e fortë për t’u ringritur.

KQZ vijon rinumërimin për Shkodrën

Postuar në 23 Korrik, 2013 06:42

UPDATE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vijon rinumërimin e votave për qarkun e Shkodrës. 

Ne mbledhjen e sotme, qe nisi rreth orës 10:00, ashtu sic ishte parashikuar KQZ nisi rinumërimin e 49 kutive të votimit për KZAZ nr.3 në Shkodër.

Kolegji Zgjedhor ndjek traditën pro pushtetit, rrëzon hapjen e kutive…

Postuar në 23 Korrik, 2013 06:40

Kolegji Zgjedhor rrëzoi rinumërimin e votave në KQZ, duke mos zhgënjyer në traditën e vet të vendimeve në favor të mazhorancave. Me 3 vota pro dhe dy, pjesërisht kundër, Gjykata e zgjedhjeve i dha të drejtë Partisë Socialiste për Lezhën, duke e cilësuar absolutisht të pavlerë vendimin për hapjen e kutive në KQZ-në me 4 anëtarë. Përtej “gjuhës” së komplikuar të ligjit, me këtë vendim të parë, Kolegji duket se i ka dhënë njëherë e mirë fund çështjes së rezultatit, duke e gozhduar atë në 83 mandate për të majtën dhe 57 për të djathtën.

Meta: Vendimi për hapjen e kutive jo me 4 vota

Postuar në 23 Korrik, 2013 06:37

Kryetari i Lëvizjës Socialiste për Integrim deklaron se procesi i hapjes së kutive bëhet me 5 vota të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe jo me katër. 

"Kolegji Zgjedhor bëri transparencë dhe zbatoi kodin që shkeli KQZ-ja", tha Meta.

Këtë deklaratë Meta e dha pas daljes nga selia e PS-së, ku zhvilloi një takim me kreun e kësaj force politike dhe Kryeministrin e ardhshëm Edi Rama. Meta nuk dha detaje lidhur me atë që ishte diskutuar në takim.

LSI: Vendimi i Kolegjit, profesional

Shkodra, vjedhje brenda shtëpisë, PD e PS u marrin votat aleatëve

Postuar në 23 Korrik, 2013 04:11

Pavarësisht debatit për ligjshmërinë e vijimit të procesit të hapjes së kutive të votave në Qarkun e Shkodrës, rinumërimi i atyre të ZAZ-së numër 1 ka zbuluar vjedhje të tjera të konsiderueshme. Por kësaj here jo vetëm nga socialistët sicc ndodhi në qarkun e Lezhës, por nga të gjitha partitë kryesore që kanë patur dhe numërues në grupet e numërimit dhe në KZAZ. Kështu nga rinumërimi i 79 kutive të kësaj ZAZ-je kanë rezultuar pasaktësi të konsiderueshme në shpërnarjen e votave, në favor të katër subjekteve kryesore PS, PD, LSI e PR dhe në disfavor të subjekteve të tjera të vogla.

Berisha uron kreun e ri të PD: Basha, histori suksesi. Shërbime të çmuara PD, vendit, kombit

Postuar në 23 Korrik, 2013 04:10

TIRANE- Kryetari i dorehqeur i PD-se, Sali Berisha ka uruar pasuesin e tij, Lulzim Basha per fitoren ne keto zgjedhje, duke e vleresuar ate si nje histori suksesi te te riut shqiptar, qe i ka bere sherbime te cmuara PD-se, vendit e kombit. 

Ne nje postim ne profilin e tij ne Facebook, Berisha ka vleresuar fitoren e Bashes me nje mbeshtetje plebishitare nga anetaresia e PD-se. 

Mesazhi i Berishes 
Urimet me te perzemerta kryetarit te ri te PD, z. Lulzim Basha!

Zgjedhjet në PD, Olldashi ngre dyshime të forta për procesin dhe sulmon indirekt Berishën

Postuar në 23 Korrik, 2013 04:06

“Ndjesë anëtarëve që s’patën emrin në lista. Janë shtuar votues të rinj”

Herion Mesi

KRASNIQI: RAPORTET ME THAÇIN VETËM ZYRTARE

Postuar në 23 Korrik, 2013 04:02

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka deklaruar se marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë është e keqe dhe vështirë që do të realizohet. Ai u ndal edhe te përgjimet e telefonave, duke thënë se ato biseda nuk kanë ndikuar në jetën e tij politike dhe private, megjithatë ai tha se më shumë është çështje e atyre se si do ta ndienin vetën.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, kreparlamentari Krasniqi ka deklaruar për emisionin "Une pyes" në RTK që raporti i tij me Thaçin është zyrtar.

Përfundon numërimi në PD

Postuar në 23 Korrik, 2013 04:01

Lulzim Basha pritet të shpallet zyrtarisht kryetari i ri i Partisë Demokratike. Paraditen e së martës ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kreun e ri të Partisë Demokratike dhe pritet të bëhet edhe zyrtarizimi i fituesit. 

Numërimi i votave për 54 qendra votimi nga i gjithë vendi është zhvilluar në Pallatin e Kongreseve. Në votime morën pjesë rreth 41 mije anetare te PD-se. 

KQZ nuk ndërpret numërimin për Shkodrën, LLeshi: Vendimi i Kolegjit ishte për Lezhën

Postuar në 22 Korrik, 2013 14:57

UPDATE- Në mjediset e KQZ-së po vijon procesi i rinumërimit të votave të qarkut Shkodër, i nisur paraditen e sotme. Edhe pse përfaqësuesi ligjor i PS-së Genc Gjoncaj kërkoi të ndalet ky proces në bazë të vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të shpallur të pavlefshëm rinumërimin në Lezhë, kryetarja Lleshi argumentoi se vendimi i përket Lezhës e jo Shkodrës. Kështu rreth ores 19:00, ashtu sic ishte parashikuar KQZ nisi rinumërimin e kutive të votimit për KZAZ nr.2 në Shkodër.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara