KRASNIQI: RAPORTET ME THAÇIN VETËM ZYRTARE

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka deklaruar se marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë është e keqe dhe vështirë që do të realizohet. Ai u ndal edhe te përgjimet e telefonave, duke thënë se ato biseda nuk kanë ndikuar në jetën e tij politike dhe private, megjithatë ai tha se më shumë është çështje e atyre se si do ta ndienin vetën.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, kreparlamentari Krasniqi ka deklaruar për emisionin "Une pyes" në RTK që raporti i tij me Thaçin është zyrtar.
Krasniqi tha se gjendja në Kosovë ka mundësi për një menaxhim më të mirë, duke shfrytëzuar më mirë kapacitetet intelektuale, të cilat deri tash nuk janë shfrytëzuar mirë, por gjithashtu edhe privatizimi nuk është dashur të bëhet për interesa të personave.
Po ashtu sipas tij, është dashur të shfrytëzohen më mirë pasuritë e Kosovës, por kryesorja që është dashur të ndodhë është që të ketë sundim të rendit dhe ligjit shumë më mirë se sa është tani.
Ai un ndal edhe te çështja e përgjimeve të telefonave, duke thënë se nuk ka ndikuar në jetën e tij politike dhe private, megjithatë sipas tij është çështje e atyre njerëzve se si do ta ndienin vetën.
Sipas Krasniqit, marrëveshja e arritur në Bruksel është vështirë e realizueshme.
“Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë janë vështirë të realizueshme pasi që në Rambuje Pala serbe nuk i ka respektuar dokumentin përfundimtar nuk është respektuar. Tani kemi valë të re bisedimeve për të cilat unë mendojë që është e keqe por nganjëherë është më mirë të kemi bisedime të këqija se sa të mos kemi , por mendojë që është vështirë të jetë e realizueshme”, ka thënë ai.
EXPRESS
Add new comment