Arkiv-Lajme të përditësuara

KQZ, nis rinumërimi për Shkodrën

Postuar në 22 Korrik, 2013 04:22

TIRANE- Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka nisur rinumerimin e kutive te votimit per Qarkun e Shkodres. 

Per rinumerimin jane vene ne pune 8 grupe numërimi, me nga 2 anëtarë.

Sipas vendimit te miratuar pak dite me pare, para se te niste rinumerimi per Lezhen, KQZ vendosi me 4 vota pro te rinumeroje edyhe 417 kuti votimi te qarkut te Shkodres. 

Nje dite me pare u mbyll procesi i rinumerimit te Lezhes, pas te cilit e djathta mori mandatin me 800 vota. Nderkohe qe ne rezultatin paraprak e majta kishte 533 vota me shume.

 

 

PANORAMA

E vërteta e vrasjes së katër policëve në Durrës në 2009-n

Postuar në 22 Korrik, 2013 04:20

-Si u vra Dëshmori i Atdheut Saimir Duçkollari? Përse akuza nuk heton, por e lë iniciativën në dorën e të akuzuarit? A ka kryer polici Flamur Gashi ndonjë vepër penale gjatë operacionit të arrestimit të Dritan Dajtit? A kishte shkelje të rregullores nga grupi operacional? Nëse këto shkelje do të shmangeshin, a do të kishim një operacion pa viktima në radhët e uniformave blu? Na mbeten këto dilema prej disa javësh që i pandehuri Dajti vazhdon me kundërsulmin e tij ndaj policisë dhe prokurorisë.

Stresi nga qelia apo shkolla në mes, si u liruan 7 të dënuar për krime të rënda

Postuar në 22 Korrik, 2013 04:17

Tiranë Shtatë të dënuar për krime të rënda janë liruar nga Gjykata e Durrësit në këto kohë tranzicioni pushtetesh. Alarmi vjen nga prokuroria e Durrësit, e cila hedh dyshime mbi gjykatën e këtij rrethi për lirimin e disa të dënuarve për krime të rënda, përgjatë 15 ditëve të fundit. Arsyet e cituara nga gjykata janë nga më të ndryshmet, gati dhe të pabesueshme.

Kanadezët marrin lejen për 2.3 tonë ar

Postuar në 22 Korrik, 2013 04:15

Rezerva afër Lezhës

Zbulohet oponenca e Shërbimit Gjeologjik për licencën e kërkimit, miratuar nga QKL

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

61 Raste - Sipas analizave të përbërjes së mostrave në atë zonë, u dëshmua se në 61 raste ka rreth 1 gram ar për ton

VËSHTIRË PËR BLLACËN

Postuar në 22 Korrik, 2013 04:13
  1. Drejtësia do ta ketë vështirë të merret me ekzekutimin e dënimit për Nazim Bllacën. Avokati i tij, Osman Havolli thotë se duhet gjendur modalitete për këtë. Derisa e zë në gojë pesë herë brenda katër minutave fjalën “vështirë” gjersa flet për rastin “Bllaca” për Express. Havolli tha se do shtjerr gjitha mundësitë ligjore për uljen e dënimit për klientin e tij, por u shpreh pesimist se do t’ia arrijë këtij qëllimi.

    Drejtësia vendore dhe ndërkombëtare do ta ketë mjaft të vështirë të vendosin se cilat modalitete do të përdorën për ekzekutimin e dënimit me burg për Nazim Bllacën.

Sot votohet për kreun e ri të PD-së

Postuar në 22 Korrik, 2013 04:12

Ka nisur në orën 08:00 votimi për pasardhësin e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike. 

Të gjithë anëtarët e kësaj partie (rreth 105 mijë) do i drejtohen vendvotimeve për të zgjedhur mes Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit. Procesi përfundon në orën 19:00.

Në ditën e fundit të fushatës, gjatë takimeve të zhvilluara në Sukth, Rrashbull e Kashar, kandidati Sokol Olldashi ka theksuar se kryetari i PD-së duhet të jetë në Parlament. 

Gjiknuri: Berisha ta kërkojë transparencën në Parlament, populli e ka thënë fjalën e tij

Postuar në 21 Korrik, 2013 15:11

Sekretari për çështjet zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri, thotë se nëse Berisha dhe partia e tij kërkojnë transparencë për zgjedhjet, ta kërkojnë atë në Parlament. Gjiknuri shprehet se KQZ kan marrë rolin e një kamikazi që në mënyrë të paligjshme hap kutitë për rinumërim, duke vonuar qëllimisht nxjerrjen e rezultatit.

Berisha: Pushtetin e dalë nga krimi, nuk e pranojmë

Postuar në 21 Korrik, 2013 15:10

TIRANE- Kryeministri në detyrë, Sali Berisha tha sot se nuk do të pranojë kurrë pushtetin e vjedhur nga krimi, droga dhe paratë e pista. 

Nëpërmjet një mesazhi në Facebook, Berisha shprehet se rinumërimi i fletëve të votimit në qarkun e Lezhës, dëshmoi se karteli i drogës qe erdhi ne pushtet me zgjedhjet e 23 qershorit ka vjedhur me dhunë, terror e para te pista 1200 vota vetëm në Lezhë.

Mesazhi i plotë e Berishës në Facebook

Ky eshte ndryshim! Nga rinumerimi ne Lezhe, 1200 vota te vjedhura

Burrat vrasin gratë, viktima e radhës një 17-vjeçare

Postuar në 21 Korrik, 2013 15:09

Krimi në familje, i ka kushtuar jetën një 17-vjeçareje, e cila është therur me thikë nga i fejuari i saj. 

Ngjarja e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Hekal të Tiranës ku 18-vjeçarja Anxhela Hado është qëlluar për vdekje nga i fejuari i saj Ersi Gjosha, 26 vjeç me të cilin bashkëjetonte.

Sipas informacioneve më të fundit, ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit ndërsa dyshohet se krimi ka ndodhur për motive xhelozie.

Gara për kreun e ri të PD-së

Postuar në 21 Korrik, 2013 15:07

Gjatë takimeve të zhvilluara në Sukth, Rrashbull e Kashar, kandidati për kryetarin e Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, ka theksuar se kryetari i PD-së duhet të jetë në Parlament.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara