Gjiknuri: Berisha ta kërkojë transparencën në Parlament, populli e ka thënë fjalën e tij

Postuar në 21 Korrik, 2013 15:11

Sekretari për çështjet zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri, thotë se nëse Berisha dhe partia e tij kërkojnë transparencë për zgjedhjet, ta kërkojnë atë në Parlament. Gjiknuri shprehet se KQZ kan marrë rolin e një kamikazi që në mënyrë të paligjshme hap kutitë për rinumërim, duke vonuar qëllimisht nxjerrjen e rezultatit.

“Sali Berisha nëpërmjet altoparlantit të tij të markës “Bogdani” deklaroi se nuk do të njohë zgjedhjet pa transparencën e plotë të tyre. Me pak fjalë po kërkon që përtej alibisë së humbjes për gjoja “vjedhje masive” nga opozita në kurriz të Kryeministrit të 21 Janarit, ta kthejë dhe në betejë politike në emër të transparencës.  Kjo shpjegon qartë dhe pse KQZ ka marr rolin e një kamikazi politik që në kundërshtim me ligjin rinumëron zona të tëra zgjedhore pa asnjë shkak ligjor duke vonuar nxjerrjen e rezultatit.
Nëse Berisha është penduar për pranimin e humbjes kjo nuk është shqetësim i askujt përveç i tij.
Por që ky njeri në ikje e sipër të vazhdojë të pengojë daljen e rezultatit, ky është një shqetësim popullor.
Më keq akoma kur ky njeri me inat primitiv kërkon që të pengojë rrugën europiane të Shqipërisë duke risjellë në qendër të politikës zgjedhjet që sapo i humbi thellë. Vendi ka prioritete të tjera dhe populli e ka thënë fjalën e tij. Rezultati duhet të dalë sa më shpejt dhe qeveria e re të fillojë punë. Nëse Berisha kërkon vërtet transparencë le të kërkojë transparencë në Kuvend, gjë që ja mohoi ish-opozitës 4 vite më parë. Me këtë rast i gjen dhe një punë vetes në kuvend”, shkruan ai në Facebook.

 

 

 

DITA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.