Arkiv-Lajme të përditësuara
Programi i qeverisë, pikë e veçantë për kontrollin e koncesioneve
Procesi do të nisë me anulimin e Lotarisë Kombëtare dhe vendimin e qeverisë për “ngjyrosjen e karburanteve”
INTERVISTA/ Sequi: Statusi në dhjetor s’është i sigurt, presim përfundimin e zgjedhjeve
Flet ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi
Bisedoi: Arsen Hoxha, TVSH
Komuniteti ndërkombëtar i konsideron zgjedhjet parlamentare shqiptare në përputhje me standardet ndërkombëtare. A do të thotë kjo që Shqipëria ka bërë një hap para drejt integrimit në BE?
HARADINAJ: VV PO FLIRTON ME RADIKALIZMIN ISLAMIK
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në emisionin Tonight të Ilva Tares në OraNews, thotë se kishte interesim nga Hashim Thaçi që ai të lironte postin e tij të kryeministrit.
“Me siguri zhvillimet ose të brendshme ose zhvillime të tjera në ekipin e tij, ose ku di unë si kanë shkuar gjerat më tutje... por, kjo nuk ndodhi”, thotë Haradinaj, i cili shton se ai do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës.
“E bazoj në ato që punoj, në ato që ndodhin në terren dhe në ato që ndodhin në mendjet e njerëzve të Kosovës”.
SHBA, konferencë për TAP-in
Përfaqësues diplomatikë të Shqipërisë, Greqisë, Italisë dhe Azerbajxhanit thanë në Uashington se projekti TAP i hap një të ardhme të rëndësishme sigurisë energjitike dhe zhvillimit.
Për vendin tonë parashikohet të jetë një ndër investimet më të mëdha të huaja deri tani, në vlerën e rreth 1 miliardë eurove. Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Gilbert Galanxhi, tha se Shqipëria është në varësi të natyrës për nevojat e saj energjitike dhe për këtë arsye gjeti miratimin e të gjithë forcave politike në vend.
Durrës, arrestohet italiani i dënuar me 18 vjet burg
Një italian i dënuar me 18 vjet e 8 muaj burg për vrasje, është arrestuar në Shqipëri. Policia Shtetit njoftoi se në kuadër të operacionit të koduar “Mango ” është arrestuar, Vincenzo Mango, 45 vjeç.
Ndaj ketij shtetasi, është lëshuar një urdhër arresti në mars të vitit 2013 nga Zyra e Prokurorisë së Përgjithshme në Napoli, për krimin, të cilin e ka kryer në shtator të vitit 2000 në Capodrise Itali.
Kapja e këtij shtetasi u bë e mundur falë një operacioni të mirëorganizuar të strukturave të Policisë së Shtetit rreth orës 13.30’ të ditës së sotme në qytetin e Durrësit.
Abuzimi me fondet e rrugës, 3 zyrtarë lokalë nën akuzë
Tre zyrtarë të komunës Bërzhitë në periferi të Tiranës janë marrë të pandehur nga prokuroria, pasi dyshohet se kanë skualifikuar pa të drejtë një kompani nga tenderi i ndërtimit të një rruge në këtë zonë. Sipas prokurorisë, tre zyrtarët e pandehur kanë qenë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe kanë shpallur fituese të tebnderit kompaninë që ka patur ofertën më të lartë. Shtetasit B. Zeqiri, R. Abdija, Y.
Kryeprokurori Llalla: Dënim maksimal krimit në familje
Atëherë kur dhuna dhe krimi në familje janë kthyer në një shqetësim serioz për shoqërinë, Prokurori i Përgjithshëm u kërkon vartësve që të aplikojnë dënimet më të ashpra që parashikon ligji, për autorët e këtyre krimeve.
Braçe: Berisha po i vë zjarrin vendit. Bylykbashi: Po u japim leksion horrave të zgjedhjeve
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të hapur kutitë në qarkun e Lezhës dhe të Shkodrës.
Braçe tha se Berisha po ndryshon rezultatin në tavolinë siç bëri në vitin 2011.
Tiranë, vritet me thikë 47-vjeçari
Një 47-vjeçar ka gjetur vdekjen mbrëmjen e së premtes në rrethinat e Tiranës, pasi është goditur me thikë nga një fqinji i tij.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave viktima është shtetasi Artan Gjiza, i cili ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagës së rëndë.
Ndërsa autori, sipas burimeve, është arrestuar dhe rezulton të jetë shtetasi Gjet Ndreu, që banon fare pranë shtëpisë së viktimës në Paskuqan.
Rama në Itali, PS zbardh takimet: Bashkëpunim, nxitje investimesh, mbështetje për integrimin
Partia Socialiste ka zbardhur sot axhendën e takimeve te kreut të saj, Edi Rama, në Rome, me disa nga drejtuesit më të lartë shtetërorë. Ne nje njoftim per mediat, PS ben me dije se temat kryesore të bisedës mes kreut të PS-së, Rama dhe Kryeministrit italian, Enrico Letta, ishin forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, nxitja e investimeve italiane në Shqipëri si edhe mbështetja që vendi fqinj do i japë kërkesës së Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.