Kryeprokurori Llalla: Dënim maksimal krimit në familje

Atëherë kur dhuna dhe krimi në familje janë kthyer në një shqetësim serioz për shoqërinë, Prokurori i Përgjithshëm u kërkon vartësve që të aplikojnë dënimet më të ashpra që parashikon ligji, për autorët e këtyre krimeve.
“Ditët e fundit ka pasur disa ngjarje të rënda, kryesisht të krimit brenda familjes. Këto raste në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, janë hetuar në mënyrë të menjëhershme dhe ndaj autorëve të dyshuar nga Gjykata janë vendosur masat e sigurisë ‘arrest me burg’. Do të kërkoj nga të gjithë prokurorët që të vijojnë të ndjekin një politikë të ashpër penale për këdo që cenon jetën, pronën, rendin dhe sigurinë publike. Në këtë mënyrë do të vijojë të forcohet efikasiteti i luftës kundër krimit, po ashtu do të vijojë të nxisë luftën kundër korrupsionit”, tha Llalla.
Ky mesazh u dha gjate mbledhjes së Këshillit të Prokurorisë, ku 19 prokurorë garojnë për drejtimin e pesë prokurorive e përkatësisht të Tiranës, Durrësit, Fierit, Shkodrës dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Në një kohë që kryeprokurori e konsideron te hapur edhe luften kunder korrupsionit, së pari per numrin nje te organit te akuzes i rendesishem integriteti dhe profesionalizmi i prokuroreve.
“Që në krye të mandatit tim e kam prezantuar, se meritokracia është e vetmja bazë solide që do të influencojë në promovimin e prokurorëve dhe kjo është e vetmja kërkesë që kërkoj sot nga ju, pra, të vlerësohen më të mirët e më të mirëve mes nesh”, tha Llalla.
Ndersa pritet qe ne mbledhjen e ardhshme Keshilli i Prokurorise te marre ne shqyrtim kandidaturat per drejtues edhe per prokurorine Vlore dhe Kurbin, emrat qe fitojne ne mbledhjen e kesaj te premteje ne mbledhjen e Keshillit i propozohen Prokurorit te Pergjithshem, te cilit sipas ligjit i perket kompetenca per te caktuar drejtuesit e ketyre prokurorive dhe zevendesit e tyre.
SHQIP
Add new comment