Arkiv-Lajme të përditësuara
Supervjedhje në tunelet e ushtrisë, zhduken 40 tonë gëzhoja tankesh
Kreu i Policisë Ushtarake, Ylli Zyla, nuk e kundërshton ngjarjen. Dëmi kap shifrat e 120 mijë eurove
Blendi Klosi: LSI ishte thembra e Akilit në fitoren tonë. Në vitin 2009 ajo kishte kërkesa ekstreme
Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, thotë në një intervistë për A1Report se Lëvizja Socialiste për Integrim ishte thembra e Akilit në fitoren e të majtës.
TË GJITHË KUNDËR LUBONJES
Drejtuesit e AAK'se, por edhe partive tjera, kane reaguar ndaj deklaratave te Fatos Lubonjës, i cili e quajti vrasës Ramush Haradinajn, ish-komandantin e Zonës Operative te Dukagjinit.
Ne rrjetet sociale kane reaguar Burim Ramadani, Sekretar i Pergjithshem i AAK'se, anëtaret e Kryesise; Ernest Luma e Avni Arifi dhe shume prej drejtuesve lokale te kesaj partie
Ne Twitter ka reaguar edhe Memli Krasniqi, anëtar i PDK'se dhe Minister aktual i Kulturës.
Berberi: BSH, përgjegjëse për krizën
Ish-zëvendësministrja e Financave, Adriana Berberi deklaron se Banka e Shqipërisë është bashkëpërgjegjëse me Qeverinë për krizën e rëndë të financave publike.
"Banka e Shqipërisë asnjëherë nuk ka folur apo nuk e ka penguar Qeverinë që të bëjë 'de facto' tejkalim të defiçitit buxhetor, i cili trashëgohet pastaj në borxhin publik dhe situata e këtij viti është nga më të rëndat në historinë e financave shqiptare", tha Berberi.
KQZ verifikon kutitë e materialeve zgjedhore për Lezhën
UPDATE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve po shqyrton sot kërkesën e dy partive kryesore për qarkun e Lezhës.
Pas diskutimeve dhe paraqitjes së provave, KQZ vendosi të pranojë një pjesë të provave të paraqitura nga partitë. Pas nje pushimi KQZ eshte mbledhur serish ku votoi per ngritjen e dy grupeve te numerimit, bashke me vezhgues nga te dyja partitet kryesore politike. Nga nje vezhgues per secilin grup numerimi. Aktualisht KQZ eshte duke verifikuar kutite e materialeve zgjedhore, per ate qendra votimit per te cilat jane ankimuar PS dhe PD.
***
Florian Raunig, ambasadori i ri i OSBE-së
Florian Raunig është emëruar Kryetari i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Lajmi bëhet i ditur nga zyra e OSBE-së në Tirane e cila njofton se, Kryesia Ukrainase e OSBE-së ka marrë sot një vendim të tillë. Ai do ta marrë detyrën më 1 tetor 2013.
Vrasjet e fundit Halimi: Ata që rrenojnë jetë burg për një kohe të gjatë
Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka reaguar sot në lidhje me vrasjet e ditëve të fundit duke kërkuar dënim të ashpër për autorët. “Pavarësisht se autorët nuk duhet të paragjykohen, kur krimi është i rëndë, dënimi i vetëm i imagjinueshëm është një dënim i gjatë me burgim. Kjo është ajo çka viktimat dhe shoqëria meritojnë. Ne si shoqëri duam të sigurohemi se ai që kryen një krim të tillë do të marrë një dënim të ashpër jo sipas zgjidhjes së gjykatësit, as lehtësive për çmenduri të avokatit apo prokurorit, por sipas një dënimi të ashpër dhe proporcional me krimin që ka kryer.
Lojë politike me ardhjen e FMN-së
Rama e kërkoi me kohë, por Fullani thotë se Fondi vjen me ftesë të Bodes. Zbardhet axhenda
Vizita e FMN-së në Tiranë, në cilësinë e një mbikëqyrësi, si dikur 8 vjet më parë, ka shkaktuar jo pak reagime dhe ndjesi tek aktorët e politikëbërjes në fushën ekonomike. Duke nisur prej ditës së sotme, deri më 19 korrik, një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të shikojë nga afër gjendjen financiare të vendit, dhe më pas do të vendosë për të pasur një mision të plotë vlerësimi në muajt tetor dhe nëntor.
Arvizu kritika qeverisë
Ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu ka kritikuar qeverinë shqiptare për atë që ai e cilësoi “rënie të performancës” përsa i përket luftës ndaj trafikut të qënieve njerëzore.
Rama në Londër, takim pune me Tony Blair
Kryeministri i zgjedhur Edi Rama ka njoftuar nepermjet Twitter, se eshte ne Londer ku neser e pret nje takim pune me ish kryeministrin anglez, Tony Blair.
Ne aeroportin e Londres ku sapo zbritem per takimin e punes neser me km Tony Blair dhe ekipin e tij, shkruan Rama ne Twitter. Postimi i tij eshte shoqeruar edhe nga nje fotografi, ku mbeshtetes te tij kane shfrytezuar rastin per te shkrepur ndonje fotografi.
Tony Blair, ashtu siç eshte bere me dije edhe para zgjedhjeve te 23 qershorit, pritet te asistoje qeverine e Rames.
PANORAMA