Arkiv-Lajme të përditësuara

PS: Policia të sigurojë jetën e qytetarëve

Postuar në 16 Korrik, 2013 06:53

Shtimi i akteve kriminale ditët e fundit ka sjellë reagimin e Partisë Socialiste, e cila i ka kërkuar Policisë së Shtetit të ngrihet në këmbë dhe të sigurojë jetën e qytetarëve. 

Deputeti i PS-së Sajmir Tahiri është shprehur në një konferencë për shtyp se vendi po përjeton një përshkallëzim kriminal të paparë dhe të padëgjuar ndonjëherë. Sipas tij Shqipëria është zhytur në thundrën e kriminalitetit.

Sot bisedime pë integrimin e policëve dhe gjykatësve të veriut

Postuar në 16 Korrik, 2013 04:19

Bruksel, 16 korrik   - Prishtina dhe Beogradi do të nisin sot një raund të ri bisedimesh në funksion të zbatimit të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.

Ggrupet punuese nga Kosova dhe Serbia do të mblidhen në Bruksel për të diskutuar çështjen e mbylljes së strukturave paralele të sigurisë dhe drejtësisë dhe riintegrimin e tyre sipas Marrëveshjes 15 pikëshe.

Koordinatorja e grupeve punuese nga Prishtina, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka thënë se nga e marta do të fillojnë bisedimet për strukturat ilegale të sigurisë.

Mblidhet KQZ, shqyrtohet kërkesa e Dritan Priftit

Postuar në 16 Korrik, 2013 04:17

TIRANE- Komisioni Qendror i  Zgjedhjeve po shqyrton në mbledhjen e sotme të tjera kërkesa ankimore te subjekteve zgjedhore lidhur me zgjedhjet e 23 qershorit.

Ndër ta, KQZ mori sot në shqyrtim edhe kërkesën ankimore të Dritan Priftit, përfaqësuesi i të cilit kërkoi rinumërim dhe rivlerësim të votave në 10 ZAZ të Fierit, zone ku Prifti kandidoi si deputet i pavarur.

Në mbledhjen e  sotme, përfaqësuesi ligjor i Priftit kërkoi nga KQZ që vetë anëtarët, të bëjnë kqyrjen e materialeve filmike, dhe më pas të veprohet në bazë të konkluzioneve që do të nxirren. 

Vrasja e 47-vjeçarit Edmond Dervishi, flet i ati: Të zbardhen vrasjet e djemve

Postuar në 16 Korrik, 2013 04:15

Gëzim Dervishi: Edmondi nuk kishte probleme, e ekzekutuan në pabesi. Drejtësia s’ka zbardhur vrasjen e Gentit

Silvana Muça

KQZ me 4 anëtarë, rrëzon LSI për kukësin

Postuar në 16 Korrik, 2013 04:06

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar me 4 vota kundër kërkesën ankimore të Lëvizjes Socialiste për Integrim për të rinumëruar dhe riv-lerësuar votat në 15 kuti votimi në qarkun e Kukësit. Ndryshe nga sa pritej, KQZ i ka njohur vetes atribu-tin që të marrë në shqyrtim një kërkesë ankimore që për t’u mirat-uar kërkon 5 vota, megjithëse ajo ka prezent vetëm 4 anëtarë. Me vendi-min e djeshëm bie dhe pretendimi i opozitës për të marrë një mandat të dytë në qarkun e Kukësit, megjithëse fjalën e fundit për këtë çështje do e thotë tashmë Kolegji Zgjedhor.

Dy gra vriten nga bashkëshortët

Postuar në 16 Korrik, 2013 04:00

Një tjetër krim brenda familjes goditi kryeyqytetin, duke regjistruar vrasjen e tretë të tillë, brenda pak ditësh në Tiranë, e të katërtin në vend.

Alketa Cani, 36-vjeçare, u ekzekutua nga bashkëshorti i saj, Ilirjan Cani, në banesën e tyre, rreth orës 18:00 të së hënës. Më pas, burri tentoi të vrasë edhe veten, por fqinjët e transportuan atë për në Spitalin Ushtarak të Tiranës, në një gjendje të rëndë për jetën.

Alibeaj: Berisha duhet të jetë violinë e parë në PD

Postuar në 15 Korrik, 2013 15:09

Ish-deputeti i PD-së dhe ish-ministri i drejtësisë Enkelejd Alibeaj flet për herë të parë pas humbjes së zgjedhjeve nga PD. Në një intervistë për emisioni Prizëm në AS, Alibeaj thotë se e djathta humbi për shkak të arrogancës së ministrave dhe pushtetarëve të tjerë.

A është e vertetë gara në PD, si mendoni ju?

Sërish vrasje në Tiranë, burri ekzekuton me automatik gruan dhe vetëplagoset

Postuar në 15 Korrik, 2013 15:07

UPDATE- Tirana tronditet sërish nga një tjetër krim brenda familjes.
Vetëm dy ditë pas vrasjes makabër të një gruaje në rrugë, një tjetër grua është qëlluar për vdekje nga bashkëshorti i saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e quajtur Kodra e Priftit në Tiranë, ku Ilirjan Cani, ka qëlluar me automatik për vdekje bashkëshorten e tij, Alketa Cani.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes , ndërsa autori ka mbetur edhe vetë i plagosur dhe momentalisht ndodhet ne spital ne gjendje te rende per jeten.

Panorama

Dënohet me 10 milionë lekë Taulant Balla për shpifje ndaj dhëndrit të Berishës

Postuar në 15 Korrik, 2013 15:05

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dënuar deputetin socialist, Taulant Balla për shpifje ndaj Jamarbër Matllezi. Malltezi, dhëndri i kryeministrit në detyrë, Sali Berisha e ka paditur Ballën për shpifje, padi e pranuar nga gjykata dhe për të cilën deputeti socialit është dënuar me 10 milionë lekë të vjetra. Bashkëshorti i Argita Berisha ka kërkuar gjobë me 2 milionë lekë të reja, por gjykatësja në seancën e parafundit uli dënim me gjysmën e vlerës.

KQZ, vendim i ligjshëm për Kukësin

Postuar në 15 Korrik, 2013 15:02

Kur të gjithë prisnin deklarimin e mungesës së kuorumit për shqyrtimin e ankimimeve, bazuar në nenin 24 të Kodit Zgjedhor që kërkon shumicë të cilësuar për to, institucioni më i lartë zgjedhor hapi këtë proçedurë që shkaktoi kundërshtimin e ashpër të përfaqësuesve ligjorë të së majtës.

“S’keni kuorum, mos bëni turpe ligjore”, deklaroi përfaqësuesi i PS, Genc Gjonçaj duke iu drejtuar komisionerëve të djathtë. “Vendimi kërkon pesë vota, shqyrtimi jo”, replikoi Ivi Kaso, përfaqësues i PD.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara