Arkiv-Lajme të përditësuara

Tri vatra zjarri në pak orë, nuk ka të lënduar

Postuar në 16 Korrik, 2013 15:10

TIRANE- Tri vatra zjarri brenda pak orëve janë regjistruar sot në kryeqytet. Fatmirësisht nuk ka patur njerëz të lënduar në asnjërin prej rasteve. Zjarri i parë  u raportua në Bathore, dhe me ndërhyrjen e zjarrfikësve  u bë e mundur lokalizimi i shpejtë.

Ndërkaq, vendgrumbullimi i plehrave në Kamëz u përfshi nga flakë të mëdha, duke shkaktuar ndotje të mëdha në zonë. Tre makina zjarrëfikësve janë përfshirë në aksion për fikjen e zjarrit, i cili vazhdon ende në këto momente.

Rama nesër takon Tony Blair-in

Postuar në 16 Korrik, 2013 15:04

LONDËR- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka udhëtuar drejt Londrës për një takim pune.  Kryesocialisti njofton mbërritjen e tij në aeroportin e Londrës për takimin që do të zhvillojë nesër me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.  “Ne aeroportin e Londrës ku sapo zbritëm për takimin e punës nesër me km Tony Blair dhe ekipin e tij”, shkruan Rama në faqen zyrtare në Facebook. 

Sarandë, dhëndri godet për vdekje vjerrin 91-vjeçar

Postuar në 16 Korrik, 2013 15:03

Një tjetër rast krimi në familje ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Sarandës. Një 91-vjeçar është dhunuar për vdekje nga dhëndrri i tij 62-vjeç.Ngjarja ndodhi  rreth orës 12:00 në fshatin Karaxh të Sarandës.  Policia bën me dije se viktima ështëJani Koka 91-vjeç. Ai është grindur dhe dhunuar nga  bashkëshorti i vajzës së tij Kiço Gjino 62-vjeç. 91-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

 

 

 

MAPO

KQZ rrëzon ankimimin për Fierin, Dritan Prifti: Hajdutët e votave mbetën pa emër

Postuar në 16 Korrik, 2013 15:02

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh sot për të shqyrtuar kërkesat ankimore të subjekteve politike, mes të cilave ishte edhe kërkesa e Dritan Priftit për rinumërim të votave në Fier.

Përfaqësuesi ligjor i Dritan Priftit kërkoi rinumërim dhe rivlerësim të votave në 10 ZAZ të Fierit, zonë ku Prifti kandidoi si deputet i pavarur, por kjo kërkesë nuk u pranua nga KQZ-ja.

PS i bën thirrje policisë: Garantoni jetën dhe pronën. Qytetarët s’meritojnë tranzicion të përgjakur

Postuar në 16 Korrik, 2013 15:00

Deputeti i Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri, në një konferencë për shtyp nga ambientet e selisë rozë, tha se Shqipëria është nën thundrën e kriminalitetit.

“Vendi po përjeton një përshkallëzim kriminal të përmasave alarmante, të paparë e dëgjuar ndonjëherë më parë.

Nga dhuna dhe vrasjet në familje, te larja e hesapeve mafioze e deri të rishfaqja e maskave dhe grabitjeve në rrugë, Shqipëria është zhytur nën thundrën e kriminalitetit.

PS: Anulim në 2 QV në Lezhë

Postuar në 16 Korrik, 2013 14:59

PS në kërkesën e saj ankimore i ka kërkuar KQZ-së anulimin e zgjedhjeve në disa qendra votimi të ZAZ-së 15, që i përkasin rrethit të Kurbimit, zonë ku ndodhën edhe përplasjet më të forta më 23 Qershor, ku u shënua edhe një humbje jete. 

Në këtë kërkesë ankimore është paraqitur pretendimi se në qëndrën e votimit 907, e cila ishte vendosur në ambientet e shkollës Shpërdhet në Mamurras është zhvilluar votim fiktiv ku mund të jenë mbushur kutitë e votimit. 

Biberaj: Ministrat jo deputet, ndihmë për demokracinë. Ia propozova Berishës në 2005-ën

Postuar në 16 Korrik, 2013 07:01

TIRANE- Aleksander Biberaj ka komentuar sot propozimin e maxhorances se re per ndarjen e mandateve  legjislative nga ato ekzekutive. Sipas Biberajt, ky eshte nje propozim qe ai ia ka bere kryeministrit Berisha, qe ne vitin 2005, ne cilesine  deputetit dhe te anetarit te kryesise se PD. Per Biberajn, kjo ndarje e ndihmon demokracine e brishte shqiptare.

Mesazhi i plotë i Biberajt në faqen e tij ne Facebook. 

PS e PD ankimojnë rezultatin e Lezhës

Postuar në 16 Korrik, 2013 06:58

Partia Socialiste dhe Partia Demokra-tike në limitet kohore që lejon ligji ka-në zyrtarizuar dje nga një kërkesë an-kimore për qarkun e Lezhës. Social-istët kërkojnë pavlefshmëri të zgjed-hjeve në 6 qendra votimi dhe rrjedhi-misht, për shkak të rezultatit të ngush-të dhe pavlefshmërinë e gjithë qarkut Lezhë, ndërkohë që nga ana tjetër de-mokratët kanë kërkuar rinumërim dhe rivlerësim të votave të 10 kutive, të cilat nuk i kishin procesverbalet origji-nale dhe që nga KQZ u vlerësua se re-zultati i tyre ishte i falsifikuar.

Vlorë, sekuestrohen 1 ton e 200 kg marijuanë, 2 në pranga

Postuar në 16 Korrik, 2013 06:56

Policia e Vlorës ka sekuestruar ditën e sotme një sasi prej 1 ton e 200 kg marijuanë, ndërsa ka vënë në pranga 2 persona.

Sipas bluve të qytetit jugor, lënda narkotike është sekuestruar gjatë transportimit të saj në aksin rrugor Peshkepi-Drashovicë. Ndërkohë, policia ka arrestuar shtetasit Erion Nanaj 25 vjeç dhe Enio Limushaj 23 vjeç, që të dy nga Vlora të cilët po transportonin lëndën narkotike, e cila mendohet se kishte si destinacion Italinë.

PROJEKSIONI i votave për zgjedhjet lokale/ E djathta mund të humbasë dhe Shkodrën e Peshkopinë

Postuar në 16 Korrik, 2013 06:54

Projeksioni i votave të 23 qershorit në 12 Bashkitë Qendër Qarku. Në Shkodër, koalicioni i majtë mori në 23 Qershor 20835 vota ndërsa koalicioni i djathtë 20087 vota. Kjo nënkupton një rritje me mbi nëntë mijë vota për të majtën, brenda të cilës ndodhet edhe Lëvizja Socialiste për Integrim

Nga Dardan Malaj, illyriapress.com

 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara