PROJEKSIONI i votave për zgjedhjet lokale/ E djathta mund të humbasë dhe Shkodrën e Peshkopinë

Projeksioni i votave të 23 qershorit në 12 Bashkitë Qendër Qarku. Në Shkodër, koalicioni i majtë mori në 23 Qershor 20835 vota ndërsa koalicioni i djathtë 20087 vota. Kjo nënkupton një rritje me mbi nëntë mijë vota për të majtën, brenda të cilës ndodhet edhe Lëvizja Socialiste për Integrim
Nga Dardan Malaj, illyriapress.com
Shkodra mund të shndërrohet në surprizën e madhe edhe në zgjedhjet lokale të dy viteve më vonë nëse nuk do të ndryshojë diçka për mirë në Partinë Demokratike. Sinjali i dhënë në 23 Qershor dhe përmbysja e raporteve në nivel Qarku në fakt ka qenë e njëjtë dhe domethënëse edhe në nivel Bashkie.
Nëse në zgjedhjet lokale të vitit 2011, kandidati i djathtë Lorenc Luka mori 20790 vota rivali i tij i majtë mundi të mbledhë vetëm 11221 vota. Por në të njëjtin territor administrativ të Bashkisë Shkodër, koalicioni i majtë mori në 23 Qershor 20835 vota ndërsa koalicioni i djathtë 20087 vota, Fryma e Re Demokratike 920 vota dhe Aleanca Kuqezi 226 vota. Kjo nënkupton një rritje me mbi nëntë mijë vota për të majtën, brenda të cilës ndodhet edhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
Një tjetër surprizë në këtë llogaritje është Bashkia e Peshkopisë ku sipas shifrave të zgjedhjeve të fundit në atë territor, koalicioni i majtë mori 4169 vota, koalicioni i djathtë 3794 vota ndërsa Fryma e Re Demokratike 434 dhe Aleanca Kuqezi 19 vota. Në zgjedhjet e 8 Majit në këtë njësi vendore kandidati i së djathtës mori 4422 vota dhe kandidati i së majtës 3013 vota. Rritja e së majtës në këtë rast është mbi 1100 vota ndërsa e djathta ka rënë me 700 vota duke llogaritur dhe efektin e largimit të LSI.
Jo pa interes mbetet Bashkia e Kukësit ku si territor, aleanca e majtë grumbulloi 4983 vota, aleanca e djathtë 5278 vota, AK 102 dhe FRD me 53 vota. Rezultati i zgjedhjeve lokale të vitit 2011 në këtë njësi ishte 6144 vota për kandidatin e së djathtës Hasan Halilaj dhe 3441 vota për kandidatin e së majtës Alfred Cengu.
Bashkia Tiranë
ASHE 168525 vota
APMI 112278 vota
FRD 7075 vota
AK 2821 vota
Rezultati i Zgjedhjeve të 8 Majit 2011
Lulzim Basha AQ 125,042 vota
Edi Rama AA 124,949 vota
Bashkia Fier
ASHE 22723 vota
APMI 10811 vota
D.Prifti 1024 vota
FRD 604 vota
AK 145 vota
Rezultati i Zgjedhjeve të 8 Majit 2011
Baftjar Zeqaj AA 16022 vota
Ilir Bele AQ 11864 vota
Bashkia Berat
ASHE 16244 vota
APMI 7127 vota
FRD 169 vota
AK 85 vota
Rezultati i Zgjedhjeve të 8 Majit 2011
Fadil Nasufi AA 10139 vota
Ilir Deçolli AQ 9177 vota
Bashkia Peshkopi
ASHE 4169 vota
APMI 3794 vota
FRD 434 vota
AK 19 vota
Rezultati i Zgjedhjeve të 8 Majit 2011
Ilir Krosi AQ 4422 vota
Ilir Vraniçi AA 3013 vota
Bashkia Durrës
ASHE 38652 vota
APMI 32036 vota
Rezultati i Zgjedhjeve të 8 Majit 2011
Vangjush Dako AA 33368 vota
Ferdinant Xhaferraj AQ 29789 vota
Bashkia Elbasan
ASHE 27736 vota
APMI 21304 vota
FRD 902 vota
AK 203 vota
Rezultati i Zgjedhjeve të 8 Majit 2011
Qazim Sejdini AA 25443 vota
Durim Hushi AQ 17487 vota
Bashkia Gjirokastër
ASHE 10352 vota
APMI 3664 vota
FRD 88 vota
AK 66 vota
Rezultati i Zgjedhjeve të 8 Majit 2011
Flamur Bime AA 6646 vota
Genci Sinojmeri AQ 5177 vota
Bashkia Korçë
ASHE 21274 vota
APMI 12826 vota
FRD 362 vota
AK 112 vota
Rezultati i Zgjedhjeve të 8 Majit 2011
Niko Peleshi AA 16369 vota
Andrea Mano AQ 14176 vota
Bashkia Kukës
ASHE 4983 vota
APMI 5278 vota
AK 102 vota
FRD 53 vota
Rezultati i Zgjedhjeve të 8 Majit 2011
Hasan Halilaj AQ 6144 vota
Alfred Cengu AA 3441 vota
Bashkia Lezhë
ASHE 6269 vota
APMI 4042 vota
FRD 73 vota
AK 46 vota
Rezultati i Zgjedhjeve të 8 Majit 2011
Viktor Tushaj AQ 4933 vota
Gjoke Jaku AA 4631 vota
Bashkia Shkodër
ASHE 20835 vota
APMI 20087 vota
FRD 920 vota
AK 226 vota
Rezultati i Zgjedhjeve të 8 Majit 2011
Lorenc Luka AQ 20790 vota
Genc Uruçi AA 11221 vota
Bashkia Vlorë
ASHE 53880 vota
APMI 25837 vota
FRD 716 vota
AK 388 vota
Rezultati i Zgjedhjeve të 8 Majit 2011
Shpëtim Gjika AA 23482 vota
Ardian Kollozi AQ 18953 vota
TEMA
Add new comment