Rama nesër takon Tony Blair-in

LONDËR- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka udhëtuar drejt Londrës për një takim pune. Kryesocialisti njofton mbërritjen e tij në aeroportin e Londrës për takimin që do të zhvillojë nesër me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair. “Ne aeroportin e Londrës ku sapo zbritëm për takimin e punës nesër me km Tony Blair dhe ekipin e tij”, shkruan Rama në faqen zyrtare në Facebook.
Që para nisjes së fushatës për zgjedhjet e 23 qershorit, ish-kryeministri ka shprehur mbështetje të fortë për liderin e të majtëve, Edi Rama. Blair është shprehur pak kohë më parë se, ai do të ofrojë kontributin e tij kundrejt një kontrate jo fitimprurëse. Qeveria e re në Shqipëri është vendosur për të punësuar Toni Blerin si këshilltar, pas fitores së thellë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Pritet që Blair të japë këshilla për tërheqjen e investimeve, promovimin e turizmit dhe për t’i dhënë një hov të ri procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.
SHEKULLI
Add new comment