Vlorë, sekuestrohen 1 ton e 200 kg marijuanë, 2 në pranga

Postuar në 16 Korrik, 2013 06:56

Policia e Vlorës ka sekuestruar ditën e sotme një sasi prej 1 ton e 200 kg marijuanë, ndërsa ka vënë në pranga 2 persona.

Sipas bluve të qytetit jugor, lënda narkotike është sekuestruar gjatë transportimit të saj në aksin rrugor Peshkepi-Drashovicë. Ndërkohë, policia ka arrestuar shtetasit Erion Nanaj 25 vjeç dhe Enio Limushaj 23 vjeç, që të dy nga Vlora të cilët po transportonin lëndën narkotike, e cila mendohet se kishte si destinacion Italinë.

Operacioni i koduar “Start 2” është zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme dhe është finalizuar me sukses nga uniformat blu të policisë së qarkut Vlorë mëngjesin e sotëm.

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.