Arkiv-Lajme të përditësuara
Meta, pas 7 vitesh në selinë e PS
Edi Rama dhe Ilir Meta, dy liderët e koalicionit fitues të zgjedhjeve të 23 qershorit, janë takuar në selinë e PS. Meta pas shumë vitesh ka ngjitur shkallët e PS ku për rreth 1 orë është takuar me Ramën në zyrën e tij në katin e dytë të PS.
Burime nga PS i thanë Top Channel se Rama së bashku me Metën kanë ndjekur zhvillimin e senacës në KQZ ku është diskutuar për mandatin e qarkut Lezhë dhe atë të Kukësit.
Zyrtarisht PS dhe LSI-ja nuk kanë dhënë detaje të këtij takimi, ku padyshim përveç zhvillimeve në KQZ duhet të jenë biseduar edhe çështje që lidhen me qeverinë e re.
PS, dorëzon ankimimin në KQZ për Lezhën
TIRANE- Këtë të hënë Partia Socialiste ka ankimuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rezultatin e disa zonave zgjedhore të qarkut të Lezhës. Në ankimin e Partisë Socialiste kërkohet të goditet vendimi i KQZ-së që shpalli rezultatin e qarkut të Lezhës, duke mos marrë për bazë tabelat e KZAZ-ve, por duke iu referuar tabelave elektronike të databazës së saj elektronike, rezultat që i hoqi PS-së një mandat në këtë qark.
Arvizu takim me Ramën
TIRANË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu është duke zhvilluar një takim me kreun e PS-së Edi Rama. Takimi zhvillohet në selinë rozë, aty ku paradite Rama priti pas 9 vjetësh, kreun e LSI-së, Meta.
Nuk dihet ende se për çfarë do të bisedohet, por takimi vjen në një javë intensive takimesh në prag të marrjes së qeverisë nga socialistët.
Shekulli
Olldashi: Partia Demokratike e rrëzon Edi Ramën në zgjedhjet e 2015-ës
Kandidati për kreun e PD-së Sokol Olldashi deklaroi sot se partia që ai synon të drejtojë do e rrëzojë qeverinë e Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme. Ai vijoi sot takimet me aktivistë dhe drejtues politikë në Librazhd, Rrogozhinë dhe Kavajë. Oldashi tha se demokratët nuk mund të presin që kundërshtari i tyre të bie vetë, por duhet ta rrëzojnë atë në përballjen e parë elektorale.
Rrugë në ndërtim prej katër vjetësh që po merr jetë njerëzish
55-vjeçarja nga Vlora Dove Xhaferaj nuk do kishte humbur jetën në aksidentin e ndodhur të premten e kaluar nëse rruga Durrës-Rrogozhinë do kishte përfunduar ndërtimin në kohë.
Prej vitesh ky aks rrugor është vetëm në ndërtim dhe çdo ditë ofron kurthe të reja për drejtuesit e automjeteve. Rruga kishte afat përfundimtar 30 qershorin e viti 2009, por katër vjet më pas është ende në ndërtim me ritme shumë të ngadalta dhe shkaktarja kryesore e shumë aksidenteve të ndodhura atje. Sinjalistika mungon tërësisht ashtu si dhe trafikndareset apo mbikalimet e nenkalimet per kembesoret.
Nishani, thirrje institucioneve
Presidenti i Republikës Bujar Nishani, gjatë një takimi pune i ka bërë thirrje drejtuesve të gjashtë institucioneve te pavarura kushtetuese, mes të cilave Banka e Shqipërisë, Prokuroria e Përgjithshme, Gjykata e Larte që të vazhdojne me profesionalizëm punën e tyre edhe në këtë moment tranzicioni të pushtetit, siç ai e quajti.
Per kreun e shtetit reformat duhet te vazhdojne me te njejtin ritëm.
Atentati në Tiranë, hakmarrjet mes Konomit dhe Muçës, vritet 50-vjeçari
TIRANE- Ekzekutohet me silenciator një 50- vjeçar në hyrje të pallatit të tij, në rrugën “4 Dëshmorët” pranë shkollës “Partizani”, në Tiranë.
Imami shet në ikje repartet e Ksamilit dhe Vlorës
Ish-repartet ushtarake në Ksamil, Vlorë dhe Durrës, do të shiten në 16 dhe 17 korrik nga ministri në detyrë Arben Imami. Vetëm një javë pasi humbën zgjedhjet, ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka nisur procedurat për privatizimin pasurive të Ministrisë së Mbrojtjes. Procesi i tenderimit për blerjen e këtyre objekteve është publikuar në buletinin e Agjencisë së Prokurimeve Publike. Në total janë 3 625 m 2 prona në Ksamil e Babicë si dhe një sipërfaqe prej rreth 24 mijë m2 në Berat.
Basha: Mazhoranca e re, klik marksiste. Erdhi në pushtet përmes mashtrimit
Kandidati për kreun e PD-së Lulzim Basha ka prezantuar platformën e tij të drejtimit të kësaj partie në Bilisht, Tepelenë dhe Ersekë. Gjatë takimeve Basha ka theksuar se mazhoranca e re, ende pa ardhur në pushtet ka filluar të tërhiqet nga premtimet e saj, duke u faktuar shqiptarëve, se projekti i saj ishte thjesht dhe vetëm mashtrim.
A ËSHTË SHUAR VËRTETË MUP'I SERB NË VERI?
Policia e Kosovës ka njoftuar se Serbia i ka mbyllur te gjitha zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në Veri.
Megjithatë partitë politike dhe ekspertë të sigurisë, shuarjen e këtyre zyrave e shohin me një skepticizëm të madh. Sipas tyre, këto struktura do të vazhdojnë të funksionojnë në Kosovë, por pak më ndryshe.
Erzen Vraniqi, zëdhënës i lëvizjes Vetëvendosje, thotë se ata nuk kanë mundur ta verifikojmë këtë njoftim nga burime të pavarura, prandaj edhe nuk mund të thonë nëse njoftimi i policisë për mbylljen e atyre zyrave është i vërtetë.