Olldashi: Partia Demokratike e rrëzon Edi Ramën në zgjedhjet e 2015-ës

Postuar në 15 Korrik, 2013 10:27

Kandidati për kreun e PD-së Sokol Olldashi deklaroi sot se partia që ai synon të drejtojë do e rrëzojë qeverinë e Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme. Ai vijoi sot takimet me aktivistë dhe drejtues politikë në Librazhd, Rrogozhinë dhe Kavajë. Oldashi tha se demokratët nuk mund të presin që kundërshtari i tyre të bie vetë, por duhet ta rrëzojnë atë në përballjen e parë elektorale. Sipas tij PD, me një strukturë të balancuar, të vënë nën stimul dhe përgjegjësi dhe me një njohje të pangatërruar të kontributeve, kthehet në një makineri politike dominuese në terren, që nuk mund ta ndalë asgjë dhe askush. Olldashi tha se në politikën shqiptare nuk mund të ketë më lojtarë mesfushorë. “Kundërshtari ynë në bllok është ish Partia e Punës, ndërsa Partia Demokratike është shtëpia e opozitarëve”, deklaroi Olldashi.

Mapo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.