Arkiv-Lajme të përditësuara
Olldashi: Kundërshtari ynë, PPSH
Dy kandidatët në garë për kreun e PD-së ka vijuar takimet me bazën duke shpalosur alternativat e tyre për drejtimin e kësaj force politike.
Sokol Olldashi nga Lezha u tha mbështetësve demokratë se ata duhet të ndërtojnë një mekanizëm perfekt opozitar për të çmontuar mazhorancën e koalicionit të ish Partisë së vjetër të Punës,
Vrasjet në Lezhë e Tiranë, Totozani: Institucionet t’i japin fund gjakmarrjes e dhunës në familje
Avokati i Popullit, Igli Totozani, përmes një deklarate për mediat ka reaguar lidhur me vrasjet e dy ditëve të fundit, ajo për gjakmarrje në Lezhë dhe vrasja e gruas nga ish bashkëshorti sot në Tiranë.
Institucioni i Avokatit te Popullit i ben thirrje institucioneve shteterore te ngrihen ne lartesine e detyres dhe shpresave qe qytetaret kane në ta,per ti dhene fund pergjithmone ketyre fenomeneve qe trondisin opinionin publik dhe demtojne jeten e qytetareve.
PS, të hënën dorëzohet ankimi në KQZ për Lezhën
Ditën e hënë Partia Socialiste pritet të ankimojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe më pas në Kolegjin Zgjedhor, rezultatin e disa zonave zgjedhore të qarkut të Lezhës. Në ankimin e Partisë Socialiste kërkohet të goditet vendimi i KQZ-së që shpalli rezultatin e qarkut të Lezhës, duke mos marrë për bazë tabelat e KZAZ-ve, por duke iu referuar tabelave elektronike të databazës së saj elektronike, rezultat që i hoqi PS-së një mandat në këtë qark.
Raporti i SOROS, reagon MASH: Trillim fund e krye
“Në studim s’jepet asnjë fakt konkret”
Kristiqi: Hedhim poshtë me neveri akuzat. Mos ndoshta “anonim” quajnë votimin e fshehtë?
Shpresa Mezini
THAÇI GODET LDK'NË NË HAS
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi,u ka thënë banorëve të fshatrave të Hasit, se vendimi i Qeverisë së Kosovës, për themelimin e komunave në Rogovë dhe Gjonaj, është i pakthyeshëm. Ai tha se themelimi i dy komunave në Has, është bërë pas kërkesave të vetë banorëve dhe premtimit që ka dhënë PDK-ja.
Grabitje në rrugë, dy të plagosur rëndë
Pesë persona mbetën të plagosur, midis të cilëve dy rëndë, ndërsa grabitës të armatosur hapën zjarr ndaj automjetit në të cilin udhëtonin mëngjesin e së dielës.
Automjeti i drejtuar nga shtetasi Astrit Kopani u sulmua prej “maskave” në zonën e njohur si Dusha Kuq, rreth 15 kilometra në të hyrë të qytetit të Pukës.
Besohet se Kopani nuk iu përgjigj thirrjeve të grabitësve për të ndaluar makinën dhe për këtë arsye, automjeti u qëllua me breshëri automatiku.
Në Mat dhe Gjirin e Lalzit, mbyten dy të rinj
Foto Ilustruese
Dy të rinj kanë humbur jetën sot, ndërsa po bënin plazh, njëri në lumin e Matit dhe tjetrit në Gjirin e Lalzit.
Mësohet se Besjan Maja, 22 vjeç është mbytur në Gjirin e Lalzit, për shkaqe ende të panjohura. Polumbarët kanë bërë të mundur që pak kohë më vonë të nxjerrin nga uji trupin e tij të pajetë.
Ndërkaq, në lumin e Matit mësohet se është mbytur, ndërsa kishte shkuar për të mposhtur temperaturat e larta, 20-vjeçari, Elsion Mjeshtri.
Christine Moro: E lehtësuar nga zgjedhjet, Shqipëria të kapë trenin e integrimit
Në këto ditë të gëzueshme për Francën, ambasadorja në Tiranë ka një rol të dyfishtë. Ka vendosur që festa kombëtare të kapërcejë muret e ambasadës, për t’u ndarë më pas me një numër të madh shqiptarësh. Diplomatja Christine Moro tregon në këtë intervistë për MAPO-n aktivitetet e planifikuara për 14 korrikun, por edhe një kronologji të marrëdhënieve të miqësisë mes Francës dhe Shqipërisë. Një histori që nis më herët se 91 vitet e marrëdhënieve diplomatike e që fokusin e ka tek e ardhmja e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Berisha: S’do lejojmë shndërrimin e Shqipërisë në protektorat droge e krimi të pushtetarëve të rinj
Kryeministri Sali Berisha vijon të sqarojë dashamirësit dhe mbështetësit e së djathtës dhe vetë atij si ish- lider rreth aktit të dorëheqjes nga drejtimi i PD. Në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” Berisha thekson se vendimi i 26 qershorit është marrë si një betim prej tij në verën e vitit ‘91 dhe nga ajo kohë nuk e ka vënë kurrë në diskutim.
Vjehrri i Majlinda Bregut po ndërton në Kalanë e Prezës
Në Kalanë e Prezës, menjëherë pas zgjedhjeve ka nisur me shpejtësi ndërtimi i një objekti shumë afër murit rrethues të kalasë.
Siç raporton A1Report, objekti është në pronësi të vjehrrit të Majlinda Bregut, ministrja e Integrimit e qeverisë në largim.
Ndërtimin e kanë denoncuar banorët e Prezës, që kanë ngurruar fillimisht për shkak se kanë parë Majlinda Bregun duke u marrë me këtë çështje.